Ish komandanti i Sveçlës: Xhelali qëndroi 10 ditë në luftë, iku me refugjatët maleve
Autori: Doresa Geci 12:10 | 07 June 2021
Vetëm dhjetë ditë ka qëndruar i veshur me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ministri i tanishëm i Ministrisë së Brendshme, Xhelal Sveçla.
Pas këtyre ditëve ai kishte lënë detyrën e tij si ushtar në UÇK dhe kishte ikur maleve së bashku më refugjatët, shkruan Gazeta Infokus.
Kështu ka rrëfyer në një intervistë për Infokusin, komandanti i Sveçlës, Skender Tahiri që ishte komandant togu.
Tahiri e pohon se ministri Sveçla kishte qenë ushtari i UÇK-së në fshatin Klinë, në Skenderaj, përkatësisht në lagjen Baranaj por më pas ishte bashkuar me kolonën e refugjatëve që po iknin në Shqipëri.
“Ka qenë në kompaninë e tretë në lagjen Baranaj, por ka nejtë vetëm 10 ditë ka dezertu dhe ma nuk e di. U ardhë u lajmëru si ushtarak, i kemi dhënë detyra dhe ka ik pas 10 ditëve sa më kujtohet mu”, ka treguar Tahiri.
Ai madje thotë se nuk i dha asnjë arsyeja para se të largohej nga lufta.
“Ai nuk ka dhënë asnjë arsye për largimin e tij, ka ik malit se bashku më refugjatë, me sa e di unë iu ka bashkëngjitë edhe kolonës bile”, shprehet Tahiri.
Se Sveçla ka qenë një ushtar dezertor e ka thënë edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.
“Ai ka qenë në zonën ku kam qenë unë. Xhelal Sveçla është dezertor. Ai ka qenë në gusht të ’98-ës, në pikën te Berant në Klinë të Epërm, edhe në shtator ka ikë” ka deklaruar Haxhiu. E krejt ky debat ka nisur pas arrestimi në mënyrë të dhunshme ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Faik Fazliut./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Policia arrẹston në Bërnjak një të dyshuar për krimẹ luftẹ në Gjakovë
Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një person nën dyshimet për krime l...
-
25 vjetori i mἀsakrës së Mejës, Presidentja Osmani e quan “Srebrenicë të Kosovës”
Në 25 vjetorin e masakrës së Mejës, Presidentja Vjosja Osmani e kryeministri ...
-
Azemi: Ferizaj po kundërmon nga mbeturinat, shëndeti po rrẹzikohet nga i papërgjegjshmi Agim Aliu
Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat n...
-
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Listës Serbe për kamerat e vendosura në veri
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i është kundërpërgjigjur pretendimeve ...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës: Identifikohen 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria
Për 13 ditë, Policia e Kosovës ka zbatuar një aksion për parandalimin e trafi...
-
Përparim Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rritur k...
-
Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë ContourGlobalit 20 milionë euro
Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombë...
-
Zbulohet pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999
Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes...
-
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si ...
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...
-
Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Z...
-
Ambasada e ShBA-së për të zhdukurit e luftës: Prioritet gjetja e përgjigjeve për familjarët e tyre
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën K...