“Kam pasur raste me të rrezikshme”/ Heroi që neutralizoi shoferin “e çmendur” në shesh tregon ku i ka mësuar manovrat e rrezikshme
Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 28 April 2021
Klodian Elqini është heroi, i këtyre ditëve, pas aktit të tij të guximshëm, të dielën e 25 prillit.
Videoja, ku ai “kërcen” në makinën e shoferit që po rrezikonte jetën e këmbësorëve në shesh, u bë virale edhe në mediat e huaja, madje ishte më e shikuara atë ditë në BBC.
Sot, ia ishte i ftuar dhe në “Shqipëria live, ku tregoi detaje të tjera nga ngjarja.
“Më thanë që ka armë, por nuk e mendova shumë për momentin. Kam jetuar në Suedi, dhe kam qenë dëshmitar i një rasti të tillë, që ishte sulm terrorist. Isha i bindur që ai do të bënte diçka”. Atë manovër ia atribuan stërvitjes së vazhdueshme në arte marciale dhe boks.
22-vjeçari tregon se në moshën 16-17-vjeçare ka emigruar në Suedi, ku ka punuar punë të ndryshme dhe njëkohësisht është stërvitur. “Kam punuar në një restorant, më pas në një klub. Gjatë asaj kohe stërvitesha. Kam punuar dhe me ski, i mësova shumë mirë. Bëja 2-3 puna, doja të ndihmoja familjen. Sidomos dy vitet e para ka qenë shumë e vështirë.
Pasi filloi pandemia,nuk kisha mundësi pune dhe mendova që të vija këtu, pranë familjes”.
Ai ndan një nga eksperiencat e tjera të rrezikshme. “Gjatë periudhës kur punoja ‘security’ në një lokal nate, dikush hyri me thikë në një klub dhe unë hyra e neutralizova. Ishte shumë e rrezikshme, ai person ishte i vendosur për të bërë diçka dhe vepronte me shumë agresivitet”.
Klodiani shton se “prindërit ndihen shumë mirë, por janë të frikësuar se e dinë që unë nuk kam frikë, mund të bëj çdo gjë”.
Madje, thotë se nuk kanë munguar ftesat në rrjetet sociale dhe mesazhet. “Ndjekësit në Instagram janë rritur shumë. Marr mijëra mesazhe në ditë nga Shqipëria dhe shqiptarë jashtë vendit. Por, më kanë shkruar mijëra mesazhe të huajt, më urojnë, më vlerësojnë”.
Por, a do “ta shfrytëzojë” Klodiani famën që ka marrë këto ditë. “Kam diçka në mendje, ka një vit që mbaj një skenar filmi, dua ta shfrytëzoj, të jem aktor, por të shohim”.
Të tjera
-
Kryeministri Kurti nga Meja: Lṷfta për lṷftën e Kosovës nuk ka përfunduar më 1999
Në shënim të Ditës së Personave të Zhdukur me Dhunë, në Mejë u mbajt tubim pë...
-
Maqedonci nga Budapesti: Theksova qëllimin tonë si shtet për të iu bashkuar NATO-s
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën ...
-
Deputeti finlandez Kiljunen: Kosova u dakordua për Asociacionin si element për anëtarësimin në KiE
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo K...
-
Policia arrẹston në Bërnjak një të dyshuar për krimẹ luftẹ në Gjakovë
Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një person nën dyshimet për krime l...
-
25 vjetori i mἀsakrës së Mejës, Presidentja Osmani e quan “Srebrenicë të Kosovës”
Në 25 vjetorin e masakrës së Mejës, Presidentja Vjosja Osmani e kryeministri ...
-
Azemi: Ferizaj po kundërmon nga mbeturinat, shëndeti po rrẹzikohet nga i papërgjegjshmi Agim Aliu
Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat n...
-
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Listës Serbe për kamerat e vendosura në veri
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i është kundërpërgjigjur pretendimeve ...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës: Identifikohen 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria
Për 13 ditë, Policia e Kosovës ka zbatuar një aksion për parandalimin e trafi...
-
Përparim Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rritur k...
-
Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë ContourGlobalit 20 milionë euro
Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombë...
-
Zbulohet pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999
Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes...
-
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si ...