Politikani opozitar serb: Pajtimi me shqiptarët ndodh vetëm kur Vuçiqi dhe Thaçi s’janë më në pushtet
Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 06 April 2021
“Për njëzet vjet, ju jeni duke u përpjekur ta zgjidhni çështjen e Kosovës duke shtypur Serbinë për të njohur diçka – dhe askush nuk do ta njohë atë. Dhe çfarë keni bërë në 20 vjet?! Asgjë. Po sikur të modifikoni pak qasjen tuaj, ose përndryshe do të vazhdoni ta bëni këtë për 20 vjet të tjera dhe do të përfundoni duke bërë asgjë”, tha kryetari i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë në Serbi, Dragan Gjilash, transmeton Gazeta Express.
A pati efekte anësore vaksina? Flet infektologu i parë në Kosovë që u vaksinua kundër COVID-19
“Pajtimi me popullin shqiptar mund të ndodhë vetëm nëse Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi nuk janë në pushtet”, theksoi Gjilash në TV N1 të hënën.
Ai shprehu një bindje se ekziston një shans që pajtimi mes serbëve dhe shqiptarëve të ndodhë me udhëheqjen e re të Prishtinës.
Duke folur për qëndrimin e Prishtinës zyrtare se nuk do të dialogojë me Serbinë nëse kjo e fundit nuk e njeh Kosovën, Gjilash tha: “Këto janë qëndrimet e tyre. Pse qëndrimi ynë do të ishte si i tyre?!”.
Ai pretendoi se fakti që ai do të fliste me të gjithë ata shqiptarë që duan jetë më të mirë – që fëmijët e tyre të jetojnë më mirë, që njerëzit të lëvizin lirshëm dhe që studentët të shoqërohen dhe të luajnë sporte – nuk është vetëm çështje e të menduarit me dëshirë.
Sipas Gjilash, zgjidhja e problemit me Kosovën qëndron në shansin që negociatorët ndërkombëtarë “të ndryshojnë qasjen e tyre pas 20 viteve presion ndaj Serbisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës – gjë që ata nuk kanë arritur ta bëjnë”.
“Njëzet vjet pas bombardimeve, ju po përpiqeni ta zgjidhni çështjen e Kosovës duke bërë presion në njërën palë për të njohur diçka – dhe askush nuk do ta njohë atë. Dhe çfarë keni bërë në 20 vjet?! Cfare bëre?! Asgjë. Po sikur ta modifikoni pak qasjen tuaj, ose përndryshe do të vazhdoni ta bëni këtë për 20 vjet të tjera dhe do të përfundoni duke bërë asgjë”, tha ai.
Partia e Lirisë dhe Drejtësisë e udhëhequr nga Gjilash kundërshton pavarësinë e Kosovës.
Të tjera
-
Sami Lushtaku: Gati çdo ditë, në 2 ose 3 të natës shkoj të varret e shokëve
Në 25 vjetorin e rënies së Ilaz Kodrës, bashkëluftëtari i tij Sami Lushtaku k...
-
Abdixhiku në Istog: LDK po merr mbështetje kundër pushtetit popullist, zymtësisë përçarëse e dezintegrimit euroatlantik
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka zhvilluar dy takime son...
-
Çitaku: Drafti i Asociacionit parasheh autonomi territoriale dhe politike për serbët
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin ...
-
DASh: Jemi të zhgënjyer të shohim dy të sanksionuar të propozuar për pozita në Qeverinë e Serbisë
Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Departamenti Amerikan i S...
-
Lansimi i programit për energjinë, Hovenier: Jemi në një pikë lëvizëse për të arritur planin tonë
Sot është lansuar programi mes MCC-së dhe Qeverisë së Kosovës, ku i pranishëm...
-
Osmani: Kandidatura individuale pamundësoi garën time për balotazh
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga Fronti Evr...
-
Kryeministri i Malit të Zi: E duam Serbinë, por s’heqim dorë nga njohja e Kosovës
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të...
-
Ali Ahmeti i përgjigjet kandidates së VMRO për Presidente që kërkoi Tribunal për UÇK’në: Kam qenë luftëtar lirie
Për deklaratën e kandidates për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE se do të k...
-
Elshani për vendosjen e kamerave në veri: Janë për sigurinë e qytetarëve
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton ...
-
Biden dhe Trump fushatë në shtetin e Miçiganit
Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pritet të b...
-
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth KiE-së
Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë qëndrimin publik të Gjerm...
-
Programi me MCC’në, Kurti: Investimi më i madh në energji në dekadat e fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova po bëhet shteti me ka...