Lajme

A pati efekte anësore vaksina? Flet infektologu i parë në Kosovë që u vaksinua kundër COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 06 April 2021

Infektologu, Sali Ahmeti është i pari kosovar nga stafi mjekësor që u vaksinua kundër COVID-19 me vaksinën AstraZeneca.

Ahmeti në një intervistë për Gazetën inFokus ka thënë se që nga minuti i parë që ka marrë vaksinën e deri më tani nuk ka pasë as edhe një efekt anësor.

Ai ka treguar për gjendjen e tij pasi mori vaksinën.

-Advertisement-

Kërcënimet për sulm, policia përveç QKUK-së po ruan edhe këto zona

“Po unë kam qenë i pari nga stafi mjekësor që jam vaksinuar me vaksinën antiCOVID, dhe nuk kam pasë as edhe një efekt anësor. As nuk e kam vërejt si mos me e pas marrë, efekte anësore nuk kam pasur. Unë personalisht si e kam marrë kam punuar 12 orë ka qenë si çdo ditë tjetër.

Po ashtu mjeku i Klinikës Infektive ka treguar se janë vetëm 10% e stafit shëndetësor të Klinikës Infektive të cilët janë vaksinuar e kanë pas ndonjë efekt anësor të lehtë.

“Mundet me pasë ndonjë efekt i cili është i zakonshëm për të gjitha vaksinat jo vetëm për AstraZenecën. Stafi shëndetësor të cilat janë vaksinuar mund të them që një 10% e tyre kanë pas simptoma si temperaturë një 12 orë pas marrjes mirëpo më pas asgjë. Temperaturë eventualisht dhimbje të kokës nga pak, efekte anësore normale asnjë efekt anësor më të rëndë të paktën stafi që e kemi marrë ne nuk kemi pasë”, ka treguar Ahmeti.

Kujtojmë se vaksinën AstraZeneca e cila erdhi në Kosovë afro 2 javë më parë disa shtete e ndaluan për një kohë për shkak të efekteve anësore që konkretisht flitej për mpiksje apo trashje të gjakut.

Mirëpo Organizata Botërore e Shëndetësisë e cilësoi këtë vaksinë si të pa dëmshme duke hedhur poshtë kështu deklaratat për efekte anësore të rënda./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera