Vjosa Osmani paralajmëroi shkarkimin e Valdete Dakës, vjen reagimi i juristëve
Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 24 January 2021
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, mund ta shkarkojë kryesuesen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, përmes Ligjit për Zgjedhjet Parlamentare.
Neni 61.5 ia jep të drejtën presidentit të shtetit ta shkarkojë kryesuesin apo çdo anëtar të KQZ-së.
Një nga rastet është kur e dëmton integritetin e institucionit.
Por një veprim i tillë mund ta bëjë Osmanin ta shkel një ligj tjetër, pasi është e përfshirë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje e cila nuk u certifikua në KQZ.
Ehat Miftaraj nga Instituti Demokratik i Kosovës (IKD) ka thënë se çdo veprim i Osmanit ndaj Dakës do të konsiderohej si konflikt interesi.
”Çdo veprim në raport me zonjën Daka do të mund të konsiderohej konflikt interesi apo përceptim i konfliktit të interesit”, vlerëson Ehat Miftaraj nga IKD, njofton Klan Kosova.
Lirimi i Dakës nga detyra mund të jetë lëndë edhe për Gjykatën Kushtetuese, sipas avokatit Mentor Beqiri.
”Mund të çojë në një shkelje kushtetuese dhe e njëjta mund të inciohet në Gjykatën Kushtetuese nga 30 deputetë apo nga vetë kryeministri dhe mund të vijojnë procedurat tjera ligjore”, thotë ai.
Osmani në paraqitjen virtuale, të shtunën, tha se do të ndërmarrë masa nëse përsëriten skenarë të njëjtë. Por, sipas Beqirit, presidentja nuk duhet ta tejkalojë një situatë, nëse vlerëson se ka pasur shkelje.
”Nëse ti e legjitimon herën e parë shkeljen e integritetit dhe thua që ”kësaj radhe nuk po të shkarkoj dhe nëse përsëritet herën tjetër do të shkarkoj”, ajo nuk është një qasje institucionale”, shton Beqiri.
Ndërsa Miftaraj vlerëson se qasja e Osmanit i jep mbikompetencë shërbyesve civilë, madje edhe nëse dalin kundër një vendimi të një institucioni më të lartë.
”Si mund të funksionojë Kuvendi ose Presidenca ku nëse një drejtor e vlerëson se një vendim i presidentes është i padrejtë dhe nuk dëshiron ta zbatojë”, thotë ai.
Listat e Vetëvendosjes, AAK-së e Nismas nuk u certifikuan me arsyetimin se kishin përfshirë kandidatë që kanë dënime të formës së prerë në tri vjetët e fundit.
Të tjera
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...
-
Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pr...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Policia në Ferizaj shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikle...
-
Një person the*ret me thi*kë te Liqeni i Batllavës
Nga Policia e Kosovës njoftuan sonte se një person ka marrë lëndime trupore t...
-
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryemini...
-
Dumoshi (LDK): Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SB...
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...
-
Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u pla gosën 4 persona
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të P...
-
Plagosja në Podujevë, një person në rrezik për jetë
Njëri prej katër të plagosurve me armë në Lupç të Podujevë është në rrezik ...
-
Prokuroria jep detajet e fundit nga konflikti mes disa personave në Lupç të Podujevës
Pas konfliktit që ndodhi në mes disa personave në fshatin Lupç të Podujevës, ...