Logjika hakmarrëse e qeverisjes, është e dëmshme për institucionet
Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 17 October 2020
Shumë herë më ka qëlluar ta dëgjoj një shprehje që përdoret në institucionet tona publike : ‘’Mos puno shumë se të shkarkojnë!”
Kjo tashmë fatkeqësisht është bërë realitet dhe po vërtetohet çdo ditë e më tepër edhe nga kjo qeveri. Ata që tregojnë profesionalizëm dhe janë të përkushtuar që të zbatojnë ligjet e shtetiit dhe të bëjnë punë të mira, kur lëvizin nëpër lakoret e matjes së performacës, nga negative tek ato pozitive, në vend të vlerësimit e motivimit, shkarkohen pa asnjë arsye!
Qeveria në pikun e angazhimeve që duhet të ketë për procedimin dhe zbatimin e ligjit, tashmë të stërvonuar, për rimëkëmbje ekonomike, gjen kohë të merret me shkarkime të personave që treguan zotësi të lartë menxheriale, e që për punën e tyre të mirë u vlerësuan pozitivisht, si nga raportet vendore ashtu edhe nga ato ndërkombëtare.
Nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe së fundi edhe nga Raporti i Progresit, vlerësohet lart puna gjatë vitit 2019-2020 e drejtorit të ATK-së dhe të tjerëve që u shkarkuan.
Kjo qasje degraduese është duke i dëmtuar rëndë institucionet shtetërore të cilat u organizuan me shumë sfida dhe nuk janë ndryshime menaxheriale që mund të tëjkalohen pa pasoja. Ndryshimet me qëllime të caktuara u dëshmuan të dëmshme dhe të pariparushme për shumë institucione!
Uroj që kjo logjikë qëverisëse hakmarrëse ndaj profesionistëve, të mos përsëritet!
Autori është ekonomist dhe profesor Universitar, Prof. Ass. Dr. Bashkim Mustafa
Të tjera
-
Letra e evropianëve për Kurtin, Rama: Kosova ta bëjë pjesën e saj nga A në Zh, pa pyetur çka duhet të bëj Serbia
Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që ...
-
Detajet e fundit nga helikopteri i rrëzuar i presidentit iranian – ka pasur kontakt me anëtarët e ekuipazhit
Është bërë kontakt me një pasagjer dhe një anëtar të ekuipazhit të helikopter...
-
Kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i cili është zhdukur në malet e Iranit pa...
-
Njoftimi nga Uashingtoni për takimin Allen-Kurti, nënvizohet mbështetja e SHBA për dialogun me Serbinë
Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin e Nënsekretares p...
-
AAK po rritet në Gjermani, Haradinaj: Jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thën...
-
Përleshen familjarët në Shtime – tre nga ta përfundojnë në Qendrën Emergjente të Ferizajt
Tre anëtarë të një familje në Shtime dërgohen në Emergjencë, dyshohet se u rr...
-
350 kandidatë i nënshtruan testit për pozitat e 24 prokurorëve të rinj të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) organizoi mbajtjen e Testit Kualifikues,...
-
Ekipet e ASK-së do të vazhdojnë regjistrimin e qytetarëve në 11 komuna
Qytetarët e 11 komunave do të mund t’i shfrytëzojnë edhe pesë ditë që të regj...
-
Osmani nesër pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit
Nesër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministren për Zhvill...
-
Raportohet se është gjetur helikopteri i rrëzuar në të cilin ishte Presidenti i Iranit
“The Guardian”, duke iu referuar raportimit të televizionit shtetëror të Iran...
-
Tahiri: Arratisja e Sekiraqës dështimi i radhës i drejtësisë, një arsye më shumë për zgjedhje
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i li...
-
Rrëzohet helikopteri i presidentit të Iranit, ai ishte brenda tij
Një helikopter që transportonte presidentin Ebrahim Raisi është dashur të bëj...