Ushqimet natyrale që ju ndihmojnë të keni disponim më të mirë
Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 01 October 2020
Në periudhat kur ndiheni të stresuar, në ankth e të mërzitur është shumë e thjeshtë që të drejtoheni tek ushqimi. Është e vërtetë se këto reagime janë një lloj antistresi për njeriun, megjithëse marrëdhënia me ushqimin nuk është gjithnjë e thjeshtë.
Shpesh mund të gaboni duke zgjedhur atë të gabuarin e për pasojë mund të vuani pasoja në shëndet. Pasoja që fillojnë duke shtuar në peshë apo duke zhvilluar sëmunjde të ndryshme, siç është diabeti që në të shumtën e rasteve shkaktohet nga ushqimi.
E kundërta ndodh kur konsumoni ushqimet duhura. Është shumë e thjeshtë të rregulloni humorin dhe orgizmin tuaj me ushqimet e duhura. Mënyra e duhur e ngrenies ju ushqen trurin dhe mbush trupin me vitamina e pozitivitet.
Ekspertët i ndajnë në katër grupe të mëdha të cilat do t’i shpjegojmë mëposhtë në këtë artikull.
Ushqimet me omega-3
Ushqime të tilla si peshku apo apo arrat janë shumë të rëndësishëm në zhvillimin e trurit. Duke luajtur kështu edhe një rol të rëndësishëm në shëndetin mendor. Ekspertët konfirmojnë se konsumimi në sasi të mëdha të peshkut apo ushqimeve të tjera që përmbajnë omega-3 ndihmon kundër zhvillimit të depresionit. Rekomandohet të konsumoni peshk të paktën dy herë një javë ku mund të zgjidhni sardele, salmon apo peshk ton.
Perimet jeshile
Për perimet jeshile flitet shumë e jo pa qëllim, vlerat e tyre për trupin nuk kanë fund. Spinaq, brokoli, apo lakra është e rëndësishme që t’i bëni pjesë të ditës tuaj të përditëshme. Të gjitha këto perime janë një burim i madh i folateve apo vitaminës B që është shumë e rëndsishme për trupin.
Në një studim mbi depresionin dhe ushqimin, u gjet se ata që konsumonin më pak folate kishin më shumë probleme nga kjo gjendje. Ndër të tjera konsumimi i pakët i folateve lidhet edhe me lodhjen dhe humbjen e memories. Rekomandohet të konsumoni 400 mikrogramë folate në ditë që gjendet në një racion spinaq të gatuar.
Probiotikët
Mund të keni dëgjuar shumë për probiotikët dhe rolin e tyre në ndihmën ndaj sistemit tretës. Probiotikët gjithashtu ndihmojnë në reduktimin e mendimeve negative që lidhen edhe me humorin e keq. Këtu futet kosi apo kefiri dhe lloje të tjera bulmeti të fermentuar.
Ndaj të sëmurëve me depresion shpesh rekomandohen edhe kura me suplemente probiotikësh. Kështu që për të rritur humorin konsumoni një gotë kos pa yndyrë çdo ditë. Mund të zgjidhni ta përzieni me fruta apo arrorë të ndryshëm.
Drithërat
Drithërat e plota janë një burim i vitaminës B janë një burim i rëndësishëm energjie për trurin. Ato përmbajnë fibra dhe mbajnë nivelin e sheqerit në gjak në nivelet e duhura. Kështu mundohuni të konsumoni çdo ditë edhe pak drithra ku përfshihet orizi apo buka.
Alternativa të tjera me konsum pak më të moderuar mund të jenë çokollatat e zeza, kafja apo çaji. Edhe ky grup ushqimesh ndihmon në rritjen e humorit, por duket konsumuar me kujdes. Ekspertët rekomandojnë rreth 28 gramë çokollatë të zezë në ditë ose rreth 150 kalori. Ndërsa për kafen dhe çajin mos e kaloni masën e 1 filxhani në ditë./Medical Daily
Të tjera
-
Hoti ia numëron të bëmat tri vjeçare Kurtit: E ka kurthuar Kosovën në marrëveshje pa njohje, e liroi Serbinë nga ky kusht
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi kryeministri Albin...
-
Bie kërkesa e aplikimit për dokumente, Agjencia e Regjistrimit Civil kthehet në orarin e zakonshëm
Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka njoftuar se Agjencia e Regjistr...
-
Ministri Maqedonci thotë se do vazhdojë investimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës
Në margjina të forumit “Defense 24”, që u mbajt në Poloni, ministri i Mbrojtj...
-
Bashkëshortja i del në krah Hysen Durmishit: Ushtari i vërtetë mbetet i tillë gjithë jetën
Mirjeta Durmishi, bashkëshortja e zëvendësministrit Hysen Durmishi, ka dalë m...
-
Kurti për çështjen e dinarit: Guvernatori i BQK-së nuk më raporton mua, por Kuvendit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot se ka pasur përpjekje të vazhdue...
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Osmani: Sonte do të mund të vazhdojmë rrugëtimin drejt BE-së
Kandidati për president nga radhët Frontit Evropian në Maqedoninë e Veriut, B...
-
Haradinaj në Gjakovë, lavdëron punën e Ardian Gjinit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizi...
-
Berisha pasi Kurti tha publikisht se Asociacioni është kusht për KiE: Kosova për të është instrument për planet personale
Ish-zv.ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha ka kritikuar kryeministrin...
-
Anëtarësimi në KiE në pikëpyetje, Kurti: S’e mendonim që pengesë do të bëheshin shtetet demokratike, përkrahëse të Kosovës
Fillimisht e përmendi “votimin e fuqishëm” në Asamblenë Parlamentare të Këshi...
-
Varrosẻt Alma Arrazi gruaja që u hodh në lumin Buna me fëmijë
Është përcjellë në banesën e fundit Alma Arrazi, gruaja që u hodh në lumi...
-
Kurti bën homazhe në Saradran të Istogut: Gjaku i tyre nuk shlyhet kurrë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mëngjesin e sotëm në 25 vjetorin e masak...
-
Pas gati tri orësh përfundon intervistimi i Hysen Durmishit në Prokurorinë Speciale
Pas gati tri orësh ka përfunduar intervistimi i zëvendësministrit të infrastr...