Zhvatësit e diasporës me bileta në kohë pandemie
Autori: H. Smajli 10:01 | 29 September 2020
Biletat që para disa ditësh kushtonin rreth 300 euro tani janë dyfishuar për kosovarët që këto ditë kanë vendosur të udhëtojnë nga Zvicra në Kosovë.
Ata që nuk kursyen asgjë për Kosovën edhe në kohë pandemie, duket se tani po zhvaten nga kompanitë e fluturimeve, të cilat kanë shtrenjtuar çmimet e biletave të aeroplanëve me tu hequr masat për udhëtime nga shteti Zviceran.
Njëri nga ata që ka paguar 554 euro për një biletë nga Baseli për në Prishtinë dhe anasjelltas është M.K, emër i njohur për redaksinë. Me të njëjtin çmim, ai po ankohet se ka paguar biletë edhe për fëmijët e tij.
Këto çmime, sipas tij janë më të shtrenjta se vitin e kaluar e sidomos kur bileta është rezervuar për muajin shtator.
“Unë i kam pagu 554 euro për një biletë kthyese e që për krejt familjen më kanë kushtuar 2 mijë 216 euro. Janë çmimet më të larta se zakonisht. Të njëjtin çmim e kam paguar edhe për fëmijë”, ka thënë ky mërgimtar për Gazetën Infokus.
Për çmimet e larta të biletave nga Zvicra për në Kosovë ankohet edhe L.F e cila jeton në Zurich të shtetit Zviceran.
Udhëtimi i saj kthyes nga ky vend për në Prishtinë, bashkë me dy vajzat i kushton hiq më pak se 1 mijë e 44 euro.
“Unë e kam paguar një biletë 565 frang është shumë më shtrenjtë vitin e kaluar. Bile e kam pagu më lirë se jam kliente e rregullt sepse biletat janë edhe më shtrenjtë se kaq. Kaq shtrenjtë nuk kam paguar as verës vitin e kaluar e lërë më në muajin shtator”, ka thënë L.F.
Në agjenconet turistike, nuk japin ndonjë shpjegim përse janë shtrenjtuar biletat e udhëtimit në këtë shtet, por konfiromjnë se ato janë të larta.
Në përgjigjen nga Agjensioni “Air Prishtina” për Gazetën Infokus, kanë thënë se bileta kthyese për këtë javë nga Zurich për në Prishtinë është 636 euro. Ndërsa ajo vetëm një drejtim është 359 euro.
Mirëpo këto çmime mund të ndryshojnë varësisht nga koha e rezervimit të biletës dhe vendi i udhëtimit.
Ndërsa agjensioni “Kosova Reisen” çmimin e një bilete nga Zyrich për në Prishtinë e ka 369 euro, sipas çmimeve të publikuara në faqen zyrtare.
E “Malësia Reisen”, çmimin e një bilete e ka 359 euro sipas çmimeve që kanë publikuar në faqen e tyre.
Një problem të njëjtë duket se nuk e kanë diaspora kosovare në Gjermani. Kjo sepse Gjermania ende nuk e ka larguar karantinën për Kosovën, dhe pasi të kthehen nga Kosova, ata duhet të hyjnë në karantinë 2 javore.
Si duket kjo është edhe arsyeja pse biletat nga Gjermania për në Prishtinë po kushtojnë më lirë se sa nga Zvicra.
Kështu të paktën ka konfirmuar për Gazetën inFokus mërgimtari E.B i cili jeton në Stutgart i cili këtë të martë do të niset për në Kosovë.
Ai ka thënë se për biletë kthyese nga Stutgart ka paguar vetëm 160 euro si klient i rregull, mirëpo që çmimi real është 340 euro.
“E kam pagu biletën 160 euro pasi jam klient i rregullt, por çmimi real është deri në 340 euro. Nuk është se ka ngritje të çmimeve, është pothuajse si zakonisht”, ka thënë E.B.
Gazeta inFokus po ashtu ka hulumtuar për çmimet e biletave në disa agjensione të cilët udhëtojnë nga Gjermania për në Prishtinë.
Nga Agjensioni “Air Munich” për Gazetën inFokus kanë thënë se bileta për këtë javë nga Stutgart për në Prishtinë kushton 270 euro kthyese./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...
-
Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz: Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partis...
-
IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimi...
-
Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver ...
-
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëresh...
-
Abdixhiku në Gjilan: Me qytetarët po flasim hapur e po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bash...
-
“Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo”, PDK: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një aksioni ka shfaqur pak...
-
Ikja e mjekëve sfidë për institucionet
Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në ven...
-
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suhare...
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...