Çfarë do të studiojnë sivjet më shumë kosovarët?
Autori: Doresa Geci 10:25 | 28 September 2020
Kosovarët duket se nuk duan të bëhen ekonomistë e jurist si më parë. Më shumë tani preferojnë të bëhen mjekë, filozofë e matematicientë.
Kështu duket trendi këtë vit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Në këtë institucion, do të pranohen 518 studentë më pak në vitin akademikë 2020/2021, në bazë të konkursit të hapur për pranimin e 6 mijë e 638 të rijnë.
Fakultetet që mbanin rekordin e studentëve, shihet se tani do të ofrojnë më pak vende të lira për të studiuar, shkruan Gazeta Infokus.
Më së shumti ulje të numrit të studentëve do të ketë në Fakultetin Ekonomik, në të cilin këtë vit do të mund të regjistrohen vetëm 1250 studentë, apo 650 studentë më pak se sa një vit më parë.
Ndryshim tjetër, në konkursin e këtij viti shihet se nuk do të ketë studime me korrespodencë.
Por, pavarësisht kësaj, në fakultetin e Mjekësisë këtë vit do të ketë më shumë studentë, shkruan Gazeta Infokus.
Mjekësia ka hapur 420 vende të lira, derisa në vitin e kaluar kishte shpallur konkurs për 370.
Këto ndryshime sipas, Sekretarit të Universitetit të Prishtinës, Esat Kelmendit, kanë ardhur me vendimi të Agjencisë Kosovare për Akreditim.
“Këtë vit nuk ka fare studime me korrespondencë në vitin e parë, kjo pasi që Agjencia Kosovare për Akreditim ka kërkuar që të bëhet akreditim i veçantë për këtë kategori të studentëve, prandaj kjo ka bërë që të zvogëlohet dukshëm numri i studentëve për vitin akademik 2020/21”, ka thënë Kelmendi për Gazetën Infokus.
Në Agjencinë Kosovare për Akreditim kanë thënë për Gazetën Infokus, se ndryshimet kanë ndodhur pas vlerësimi që është bërë nga kjo Agjenci.
Megjithatë, nuk ka dhënë asnjë shpjegim për arsyet e zvogëlimit të numrit të studentëve në disa fakultete e rritjes në disa të tjera.
Shkelzim Gërxhaliu nga ky institucion shpjegon se çdo program studimi i nënshtrohet procedurave të vlerësimit nga ekspertët ndërkombëtar të kontraktuar nga AKA. Ky vlerësim bëhet mbi bazën e standardeve të cilat duhet të përmbushen, në mënyrë që një institucion apo një program studimi të marrë rekomandim pozitiv për akreditim.
“Secili program i vlerësuar pozitivisht për akreditim ka edhe një kuotë se sa student mund të pranoj për regjistrim brenda një viti akademik. Ky kriter përcaktohet mbi bazën e 1. Numrit të stafit akademik të dedikuar për program, 2. Hapësirave dhe klasat të cilat përdoren për realizimin e programit, 3. Pajisjet, laboratorët dhe mjetet e tjera të realizimit. Prandaj secili vlerësim përfundon me një raport të vlerësimit për të cilin KShC merr një vendim dhe atë vendim ua dorëzon Institucioneve te Arsimit te Larte”, ka thënë Gërxhaliu.
Derisa sipas njohësit të fushës së arsimit, Dukagjin Pupovci, institucionet në vend duhet sa më parë që konkurset të përputhin edhe me nevojat e tregut.
Ai thotë se është koha e fundit që universitetet publike dhe Ministria të përkujdesen që regjistrimet e reja të jenë më afër kërkesave të tregut të punës, pasi tanimë është krijuar tepricë e të diplomuarve në disa fusha si drejtësia e ekonomia, shkruan Gazeta Infokus.
“Duhet të kemi parasysh se Kosova ka pesë fakultete juridike dhe pesë fakultete ekonomike publike, plus privatët, prandaj edhe me zvogëlim të numrit të regjistrimeve të reja, do të kemi më shumë studentë se që mund të punësohen. Do të kalojnë shumë vite derisa oferta për studime të harmonizohet me kërkesat e tregut të punës, pasi kërkesat e tregut t punës edhe nuk janë mirë të definuar”, ka deklaruar Pupovci. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
-
Lajçaku takon asistentin special të Bidenit, flasin për raportet BE-SHBA
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...