Vështrim mbi mundësinë e tërheqjes së 10 për qind të kursimeve pensionale nga qytetarët
Autori: Bashkim Mustafa 11:22 | 30 July 2020
Shkruar nga Prof. Ass. Bashkim Mustafa, Dr, i Ekonomisë
Mundësia e paraparë e tërheqjes së mjeteve të kursimeve nga fondi pensional për rimëkëmbje ekonomike nga ana e qytetarëve, vështruar nga këndi i teorive të mendimit Keynesian, do të ndikojë në rritjen e masës monetare dhe kërkesës agregate. Megjithatë, në mungesë të informimit të duhur të opinionit të gjerë, janë krijuar dilema të panevojshme. Në draft ligjin e propozuar për ndryshim-plotësim, theksohet që janë paraparë të tërhiqen 10 për qind e mjeteve të grumbulluara nga kursimet individuale e pensionale, nga secili kontribut pagues, po ashtu të njëjtat nuk do të tatohen me rastin e tërheqjes dhe kanë afat kufizues brenda tre muajsh.
Nëse shikohet në shumë të përgjithshme të kursimeve pensionale, është planifikuar se nga kursimet pensionale mund të tërhiqen rreth 170 milon euro. Nga tërheqja e këtyre mjeteve, efektet multiplikuese nuk pritet të jenë të larta në ekonominë e vendit për këto arsye:
* Shuma më e madhe e koncentrimit te këtyre mjeteve është tek një numër i vogël i kontribut paguesve.
* Tërheqja e tyre nuk ka një shtrirje me bazë të gjerë tek qytetarët, sidomos te kategoritë që kanë më së tepërmi nevojë.
* Nuk orientohen tek kategoritë që nuk kanë qenë asnjëherë në punë apo që u janë shkelur të drejtat e punëtorëve dhe nuk iu kanë paguar kontributet pensionale.
* Një kategori tjetër është ajo e kontributeve të deklaruara e të papaguara nga punëdhënësit, e që prej tyre janë numër i konsiderushëm i qytetarëve.
* Si shtet kemi një ekonomi konsumi që kryesisht varemi nga importi dhe nëse këto mjete do të përdoren për produkte importi, efeketi në ekonominë e vendit do të jetë minimal; përkundrazi do të ulet vlera e parasë dhe efekti multiplikues i saj.
Nga ana e Qeverisë në këtë rast, duhet të kalkulohet përtej tërheqjes se këtyre mjeteve, në mënyrë që të arrihet të paktën qëllimi për çka po tërhiqen ato mjete.
Kjo masë duhet të orientohet në shpenzimin për konsumin e prodhimeve vendore, që të arrihet efekti më i lartë multiplikues.
Ky draft ligj sqaron edhe më tepër kushtet dhe mundësitë e tërheqjes: nuk ështê obligativ, d.m.th. është në vullnetin e secilit që në mënyrë individuale të vendos se a dëshiron apo jo t’i tërheq 10% nga kursimet e tij pensionale.
Nga pikëpamjet e përkrahësve të teorisë Keynesiane “ndryshimet në kërkesën agregate në një periudhë afatshkurtër zgjat mjaftueshëm për prodhim real dhe punësim, ata shpesh përdorin citimin e famshëm te Keynesit për të mbështetur këtë pikë: „Në një periudhë afatgjate ne të gjithë do të jemi të vdekur!”.
Kështu, secili që ka mjete të grumbulluara nga kursimet e tij pensionale, le të vendos sipas nevojës dhe mundësisë.
Të tjera
-
Komandanti i KFOR-it: Bëmë përforcimin më të madh në dekadën e fundit
Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk Ozkan Ulutas, ka folur lidhur me situatë...
-
Menduh Thaçi: Me Albinin nuk kam hatërmbetje, do të pajtohemi shpejtë
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se nuk ka ha...
-
Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë, po përgatiten ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kreu i Institutit ESI, Gerald Knaus, ka thënë se janë disa shtete anëtare të ...
-
Rezoluta për Srebrenicën, pro dhe kundër
Ata që respektojnë vendimet e gjykatës mbështesin Rezolutën për Srebrenicën, ...
-
Prej një dekade Kosova nuk po arrin ta funksionalizoj Sistemin Informativ Shëndetësor
Ani pse ka kaluar një dekadë prej kur kishte filluar provimi i zbatimit të Si...
-
Reshjet e shiut, Policia e Kosovës me apel për qytetarët
Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social, Facebook, Policia ka a...
-
Vrἀsje në tentativë në Ferizaj: Gjashtë muaj në vonë Policia arreston katër persona
Më 17 tetor të vitit 2023, pas mesnatës në Ferizaj, kishte ndodhur një gjuajt...
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, garë e “nxehtë” te shqiptarët
Partive politike dhe kandidatëve për president u kanë mbetur edhe tri ditë pë...
-
Arrestohet shoferi i autobusit në Vërmicë, i ofroi policit ryshfet pesë euro
Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonis...
-
Kritikat ndaj Prokurorisë Speciale, Kurti merr kundërpërgjigje nga një prokuror
Udhëheqësi i Departamentit për krime lufte në Prokurorinë Speciale, Ilir Mori...
-
Ferizaj: Në e mitur largohet nga shtëpia, Policia nis hetimin e rastit
Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. ...
-
Vdẻs një grua në repartin e gjinekologjisë në Prizren, Policia nis hetimet
Një grua ka vdekur dje në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Pr...