Lajme

Fillojnë pagesat e punëtoreve që kanë humbur vendin e punës

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 21 May 2020

Punëtoret të cilët kanë humbur punën e tyre e të cilët kanë qenë pa kontratë punë do të kenë mundësi të përfitojnë nga 130 euro prej pakos emergjente.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Financave dhe Transfereve përmes një komunikate për medie, shkruan Gazeta inFokus,

“Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se ka urdhëruar ekzekutimin e pagesave sipas vendimit të Qeverisë për Pakon Emergjente Fiskale, Nr. 01/19, dhe vendimit të Ministrit të Financave dhe Transfereve, Nr. 31/2020”, bëhet e ditur në këtë komunikatë.

-Advertisement-

Sipas kësaj komunikate përfitues do të jenë rreth 5 mijë 559 punetorë.

“Gjithashtu, njoftojmë aplikuesit e masës 15 se është duke u punuar intensivisht për shqyrtimin e aplikacioneve të tjera dhe pagesat janë duke u kryer në vazhdimësi”, thuhet në këtë komunikatë.
Gjatë ditës së sotme Ministria e financa ka ekzekutuar parat për personat me asistencë sociale./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera