Bashkimi Evropian “ndahet” shkaku i Kosovës e shkëmbimit të territoreve
Autori: Halil Berisha 10:26 | 12 May 2020
Bashkimi Evropian, si duket nuk është edhe aq i bashkuar sa i përket një teme e cila ka dy dekada që nuk po gjen zgjidhje, Çështja Kosovë – Serbi.
E tash kur po flitet edhe për një marrëveshje finale e cila do të ndalte këtë maratonë bisedimesh e tentimesh, ideja e shkëmbimit të territoreve që shpesh quhet edhe me emra tjerë, ka sjellë ndasi të mëdha në mes liderëve, shkruan gazeta inFokus.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti thotë që kjo ide është e bërë nga dy Presidentët, ai i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Madje, është thënë që edhe SHBA-të, nuk janë kundër kësaj ideje, nëse dy vendet pajtohen.
E kjo çështje thuhej edhe që ka sjellë kundërshti të mëdha në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Bashkimit Evropian.
Por, si duket, tash kundërshtitë janë edhe në mesin e kësaj të fundit.
Ditë më parë, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë që nëse Kosova e Serbia arrin marrëveshje, çoftë edhe me shkëmbim të territoreve, kjo nuk do të kundërshtohet.
“Siç thash kjo është një çështje që duhet të zgjidhet në dialog mes Serbisë dhe Kosovës. Unë nuk shoh nevojën që ne të jemi më katolik se Papa. Nuk na takon neve t’u themi serbëve dhe kosovarëve se për çfarë duhet të pajtohen ata apo jo”, është një pjesë e përgjigjes së Borrell kur u pyet nëse është kundër një marrëveshjeje që përfshinë shkëmbimin e territoreve.
“Le të them se unë jam më shumë eklaktik. Ne duhet ta lehtësojmë dialogun dhe, siç thash, t’i marrim parasysh efektet kolaterale të çfarëdo lloj marrëveshje në pjesë tjera të rajonit, ku problemi i lëvizjes së kufijve ka qenë gjithmonë i ndjeshëm. Unë e kuptoj personalisht pozicionin e Gjermanisë dhe të tjerëve, por roli im, dhe i Përfaqësuesit tim të posaçëm është që ta lehtësojmë dialogun”.
Por, kundër kësaj ideje është i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
“Javën e kaluar fola për APA për dialogun e mundësuar nga BE, i cili ka për qëllim arritjen e një marrëveshje normalizimi në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kjo duhet të jetë në linjë me ligjin ndërkombëtar dhe t’i kontribuoj stabilitetit në regjion. Ideja e shkëmbimit të territoreve e bën të kundërtën”, ka shkruar në një postin në Tëitter, Lajçak.
E këtë e ka shpërndarë edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, vendi i të cilit ka qëndrim të njohur dhe strikt kundër prekjes së çfarëdoshme të kufijve, shkruan gazeta inFokus.
E në shkrimin e Lajçak ka komentuar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi.
“Mbështes plotësisht dhe miratoj qasjen tuaj. Evropianizimi i Ballkanit Perëndimor është e domosdoshme për të siguruar demokracinë e ligjin ndërkombëtar dhe ruajtjen e natyrës multietnike të Kosovës, Serbisë dhe krejt regjionit. Ndryshimi i kufijve na kthen në konfliktet e të kaluarës, ne na nevojitet një e ardhme e ndritur dhe paqësore”, ka shkruar Abazi./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Komandanti i KFOR-it: Bëmë përforcimin më të madh në dekadën e fundit
Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk Ozkan Ulutas, ka folur lidhur me situatë...
-
Menduh Thaçi: Me Albinin nuk kam hatërmbetje, do të pajtohemi shpejtë
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se nuk ka ha...
-
Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë, po përgatiten ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kreu i Institutit ESI, Gerald Knaus, ka thënë se janë disa shtete anëtare të ...
-
Rezoluta për Srebrenicën, pro dhe kundër
Ata që respektojnë vendimet e gjykatës mbështesin Rezolutën për Srebrenicën, ...
-
Prej një dekade Kosova nuk po arrin ta funksionalizoj Sistemin Informativ Shëndetësor
Ani pse ka kaluar një dekadë prej kur kishte filluar provimi i zbatimit të Si...
-
Reshjet e shiut, Policia e Kosovës me apel për qytetarët
Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social, Facebook, Policia ka a...
-
Vrἀsje në tentativë në Ferizaj: Gjashtë muaj në vonë Policia arreston katër persona
Më 17 tetor të vitit 2023, pas mesnatës në Ferizaj, kishte ndodhur një gjuajt...
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, garë e “nxehtë” te shqiptarët
Partive politike dhe kandidatëve për president u kanë mbetur edhe tri ditë pë...
-
Arrestohet shoferi i autobusit në Vërmicë, i ofroi policit ryshfet pesë euro
Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonis...
-
Kritikat ndaj Prokurorisë Speciale, Kurti merr kundërpërgjigje nga një prokuror
Udhëheqësi i Departamentit për krime lufte në Prokurorinë Speciale, Ilir Mori...
-
Ferizaj: Në e mitur largohet nga shtëpia, Policia nis hetimin e rastit
Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. ...
-
Vdẻs një grua në repartin e gjinekologjisë në Prizren, Policia nis hetimet
Një grua ka vdekur dje në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Pr...