34-shi i LDK-së Bardhyl Hasanpapaj: Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK ka sjellë entuziazëm të jashtëzakonshëm
Autori: Gazeta inFokus
19:38 | 03 June 2026
Kandidati për deputet me numrin 34 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka deklaruar se bashkimi i presidentes Vjosa Osmani me LDK-në ka krijuar një entuziazëm të madh te qytetarët dhe ka sjellë energji të re brenda partisë, shkruan Gazeta Infokus.
Hasanpapaj ka thënë se ribashkimi i forcave të djathta ka ndryshuar dukshëm atmosferën politike dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në aktivitetet elektorale.
“Bashkimi i Vjosës me LDK-në, rikthimi dhe ribashkimi i madh i forcave të djathta, ka sjellë një entuziazëm të jashtëzakonshëm te qytetarët, që unë e shoh çdo ditë”, ka deklaruar Hasanpapaj.
Sipas tij, dallimi mes kësaj fushate dhe zgjedhjeve të kaluara është i dukshëm, duke përmendur interesimin e madh të qytetarëve për të marrë pjesë në tubimet elektorale.
“Nëse dikur na tregojnë për organizimin e këtyre tubimeve, pra mund të shohim një dallim goxha të madh me zgjedhjet e kaluara me këto zgjedhje. Është rrit entuziazmi jashtëzakonisht shumë”, është shprehur ai.
Hasanpapaj ka shtuar se nuk e kishte kuptuar më parë sa rëndë e kishte përjetuar LDK-ja largimin e Vjosa Osmanit, ndërsa rikthimi i saj, sipas tij, ka afruar edhe figura dhe mbështetës të rinj.
“Nuk e kam ditur që LDK-ja e ka përjetuar kaq rëndë largimin e Vjosa Osmanit. Ky bashkim ka sjellë edhe njerëz të rinj, një nga ata jam unë. Kam hy pa hezitim edhe besoj po të vazhdojmë me këtë ritëm do të surprizohemi shumë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Hasanpapaj.
Ndryshe Bardhyl Hasanpapaj kandidon për deputet me numrin 34 nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit. /Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni videon e plotë:

T� tjera
-
Ndalohet personi i tretë i dyshuar për përgatitje të vrasjes së rëndë
Policia e Kosovës ka ndaluar edhe personin e tretë të dyshuar në kuadër të he...
-
Bajrami – Qeverisë: Ku i keni ndërtuar 800km rrugë? Publikojeni listën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami e ka sfiduar Qeve...
-
21 vjet nga vendimi i Hagës kur Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm
Më 30 nëntor 2005, Gjykata e Hagës e shpalli të pafajshëm ish-luftëtarin e UÇ...
-
Protesta në ditën e Pavarësisë, Tirana “pushtohet” nga gazi lotsjellës, 47 persona të lënduar
Pas rreth 10 orësh përplasjeje dhe tensionesh të vazhdueshme mes protestuesve...
-
Gjashtë persona kapen nga policia në Kaçanik – çfarë ndodhi pas mosmarrëveshjes në një kafeteri?
Gjashtë persona janë arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se kanë sulmuar me t...
-
Një person nga Enti Special në Shtime dërgohet pa shenja jete në QKMF
Një person i gjinisë mashkullore është dërguar pa shenja jete në Qendrën Krye...
-
Përgatitje e vra*sjes së rëndë në Prishtinë, pesë të dyshuar – dy arrestohen, intervistohet viktima
Policia e Kosovës ka identifikuar pesë persona të dyshuar për përgatitje të v...
-
Foshnja njëmuajshe dërgohet pa shenja jete në QKMF në Skenderaj, rasti po hetohet
Një foshnjë rreth njëmuajshe, e gjinisë femërore, është dërguar pa shenja jet...
-
Borë në gjithë Kosovën, rrugët të kalueshme, shoferëve u rekomandohet kujdes
Të reshura bore kishte në gjithë Kosovën, por rrugët janë të kalueshme.Disa n...
-
Reshjet e borës vazhdojnë në Kosovë, këto janë rrugët e mbuluara
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se të gjitha rrugët në Koso...
-
“Shqipëria është zemra e bashkuar e kombit”, Lladrovci dhe Hoxhaj festojnë 28 Nëntorin në Tiranë
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe deputeti i Partisë Demok...
-
Mrekullia mes tragjedisë – Dr. Genc Shala rrëfen momentet emocionuese të shpëtimit të Amserës nga rrënojat në Restelicë
Një nga ngjarjet më prekëse që ka përjetuar gjatë angazhimit të tij në ushtri...



































