Lajme

25 gra dhe vajza janë dhunuar nga ushtria ruse në një shtëpi në Bucha

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 12 April 2022

Komisionerja e Parlamentit të Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, Liudmyla Denisova, ka njoftuar se rreth 25 vajza dhe gra janë përdhunuar nga ushtria ruse në një shtëpi në Bucha, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu, ajo njoftoi se ato ishin të moshave nga 14 vjeç deri në 24.

Ndërkaq, komisionerja për të Drejtat e Njeriut tha se nëntë prej tyre janë shtatzënë.

-Advertisement-

Denisova, bëri të ditur se ajo janë dhunuar në bodrumin e një shtëpie në Bucha.

“Rreth 25 vajza dhe gra nga mosha 14 deri në 24 vjeç u përdhunuan nga ushtria ruse gjatë pushtimit në bodrumin e një shtëpie në Bucha. Nëntë prej tyre janë shtatzënë”, ka thënë ajo.

Kjo është bërë e ditur në faqe “War in Ukraine”, ku po publikohen informacione lidhur me situatën atje.

Kujtojmë se sot janë bërë 48 ditë që nga fillimi i sulmeve të para nga forcat ruse në territorin e Ukrainës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera