Siguri

⚽ Kosova – Hadërgjonaj, ky është lajmi i fundit!

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 17 July 2017

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, pret një përgjigje përfundimtare brenda kësaj jave nga mbrojtësi i krahut, Florent Hadërgjonaj. Bunjaki ka kërkuar nga Hadërgjonaj të japë një përgjigje definitive nëse do t’i bashkohet apo jo Kosovës për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për botërorin “Rusia 2018”.

“Jam në pritje të një përgjigjeje nga Hadërgjonaj. Duhet të na e japë brenda kësaj jave, nëse jo përfundon gjithçka. Jam në pritje të komunikimit edhe me përfaqësuesit e tij, nëse do të luajë në të ardhmen për ne apo do të vazhdojë me Zvicrën. Ai na ka thënë se deri më 1 shtator do të japë përgjigje, por për të nisur procedurat e dokumentacionit, duhet të kemi një përgjigje brenda javës”, ka thënë Bunjaki të dielën për gazetën.

Hadergjonaj 22-vjeçar luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë, pozitë në të cilën ka mungesë te Kosova. Ishte ndër lojtarët më të mirë tek Ingolstadti edicionin e shkuar të Bundesligës. Por ekipi tij nuk arriti të sigurojë mbijetesën.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera