Lajme

Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona

Autori: Gazeta inFokus 23:24 | 25 November 2024

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti midis dy grupeve, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodh në rrugën “Hilë Mosi”, ndërsa Policia ka arrestuar edhe disa persona, derisa të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore të cilat  kanë  rezultuar me identifikimin, lokalizimin si dhe kapjen e menjëhershme të disa personave të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”.

-Advertisement-

“Të lënduarit nga përleshja janë dërguar në QKMF,  për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë që është identifikuar edhe një veturë e dyshuar, e njëjta është ndaluar dhe kontrolluar nga policia.

Aktualisht po vazhdon puna policore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera