Sport

ZYRTARE: Skuadra e madhe kroate e fton në prova talentin e Trepçës ’89

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 19 December 2018

Dinamo Zagreb e ka ftuar futbollistin e Trepçës ’89 Bujar Pllana për tu provuar në akademinë e tyre, shkruan GazetainFokus.

Lajmi është konfirmuar nga klubi mitrovicas.

“Për super-talentin mitrovicas Bujar Pllana, lojtar i Trepça ’89 tregon interesim gjiganti kroat NK Dinamo Zagreb. Në adresë të klubit vjen edhe zyrtarishtë ftesa për testimin e lojtarit në fjalë në grumbullimin e Kampit testues të talentëve i cili do të mbahet prej periudhes 13.01.2019 deri më 30.01.2019 në Stadiumin MAKSIMIR të NK Dinamo Zagreb”, shkruan në njoftimin e klubit. /GazetainFokus.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera