Sport

Zyrtare: Real Madridit i largohet talenti i ri

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 21 August 2018

Real Madridi ka bërë të ditur se talenti i ri, Martin Odegaard, do t’i bashkohet skuadrës holandeze, Vitesse Arnhem, ky do të transferohet si huazim për sezonin e 2018/19.

Marrëveshje e arritur mes dy klubeve e rikthen mesfushorin 19-vjeçar në Holandë, ku më herët ka qenë për një periudhe 18-muajshe në Heerenveen, transmeton Gazeta Express.

Real Madridi e bleu atë për 2.8 milionë euro në janar të vitit 2015 nga klubi norvegjez Stromsgodset. Deri në janar të vitit 2017, ai ishte pjesët e grupmoshave të klubit të Real Madridit, por pastaj iu bashkua skuadrës së parë.

-Advertisement-

Megjithatë, ai arriti ta bëjë vetëm një paraqitje në La Liga me kampionët evropianë për shkak të konkurrencës së madhe në skuadrës e Los Blancos.

Odegaard do t’i bashkohet skuadrës së Real Madridit përsëri më 30 qershor të vitit 2019.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera