Lajme

Zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane: Putini po planifikon të përdorë një bombë bërthamore në Kiev

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 18 March 2022

Gjenerallejtënant Scott Berrier, drejtor i Agjencisë së Inteligjencës Mbrojtëse të SHBA, ngre dyshime të një sulmi të mundshëm bërthamor në Kiev, kryeqyteti ukrainas i cili që nga fillimi i konfliktit u ka rezistuar përparimeve ruse, më pas tha se Putin i dëshpëruar përbën një kërcënim për të gjithë botën.

Dailymail shkruan se raporti i tij vë në dukje që Rusia pretendon të zhvillojë raketa të cilat janë të afta të anashkalojnë mbrojtjen Perëndimore, që pastaj “të sigurohet që Rusia mund t’i shkaktojë në mënyrë të besueshme Perëndimit dëme të papranueshme”, transmeton teve1.info.

Rusia në kohët e fundit ka vendosur raketa jo-bërthamore që vijnë të pajisura me predha mashtruese.

-Advertisement-

“Ndërsa kjo luftë dhe pasojat e saj dobësojnë ngadalë forcën konvencionale ruse, Rusia ka të ngjarë të mbështetet gjithnjë e më shumë në parandalimin e saj bërthamor për të sinjalizuar Perëndimin dhe për të projektuar forcën ndaj audiencës së saj të brendshme dhe të jashtme” ka shkruar ai në raportin që u mor nga Fox News.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera