Sport

Zv. Kryeministri Fatmir Limaj vizitoi Kombëtaren A të Kosovës në Cyrih

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 29 May 2018

Para ndeshjes miqësore apo siç po e quajmë tashmë vëllazërore, përballjen ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, Kombëtaren e Kosovës e ka vizituar Zv. kryeministri i Qeverisë së Kosovës z. Fatmir Limaj, i cili me këtë rast ka uruar presidentin e FFK-së z. Fadil Vokrri dhe futbollistët për një lojë të mirë e vëllazërore, shkruan infokusi.

LEXO EDHE: A jeni gati për Kupën e Botës “Rusia 2018”?

Ndërkaq presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri duke ia dhuruar një fanellë të Kombëtares, ka falënderuar zv. Kryeministrin Limaj për këtë vizitë duke thënë se kjo vizitë gjithsesi është një stimuls i madh për futbollistët, të cilët sonte në orën 20.00 në stadiumin “Letzigrund” do të ballafaqohen me vëllezërit nga Kombëtarja e Shqipërisë. /infokusi.com

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera