Sport

Zeniti dhe Lazio i ndajnë pikët, Muriqi luajti për rreth 60 minuta

Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 04 November 2020

Zeniti dhe Lazio kanë luajtur baras 1-1, në takimin e vlefshëm për xhiron e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Golin për skuadrën ruse e realizoi Aleksandr Erokhin në minutën e 32’, ndërsa për ekipin italian shënoi Felipe Caicedo në minutën e 82’.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, luajti 59’ minuta për Lazion, por pa arritur të paraqes rrezik për skuadrën kundërshtare.

-Advertisement-

Pas këtij barazimi Zeniti renditet i fundit në Grupin F me vetëm një pikë, ndërsa Lazio kryeson me 5 sosh.

Ndeshjen e ardhshme Lazio e luan pikërisht ndaj Zenitit në Romë me 24 nëntor./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera