Sport

Zekrija Ramadani tregon recetën se si e mposhti Ballkanin

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 13 December 2020

Prishtina ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme ndaj Ballkanit, në duelin e vlefshëm për xhiron e 18-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani, i cili ka thënë se në pjesën e dytë ndryshuan skemën e lojës dhe krijuan rastet.

“Penalltitë në minutat e fundit lënë gjithmonë hapësirë për trajnerët që pësojnë që të mendojnë se ndoshta nuk ishte penallti, nga vendi ku qëndrova unë e pashë që kishte tërheqje ndaj Kryeziut në zonë. Në pjesën e parë e patëm më të vështirë pasi që na bëri të vështirë punën Ballkani në fillim, e në pjesën e dytë ndryshuam skemën duke krijuar rastet e tona”

-Advertisement-

Tutej tekniku shkupjan është ndarë i kënaqur me lojtarët e tij.

“Jam i kënaqur me kolektivin pasi dhamë maksimumin dhe arritëm të fitojmë kundër Ballkanit që nuk është aspak e lehtë. Dua të themë se shumë e vështirë ka qenë ndeshja me Besën e as që dua të flas se sa do jetë e vështirë me Dritën”- përfundoi ai.

Pas kësaj fitoreje Prishtina ka shkuar në kuotën e 31 pikëve, duke u pozicionuar e treta me 7-të me pak se Ballkani që renditet i dyti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera