Lajme

Zëdhënësi i KEK-ut jep detaje për zhurmat e dëgjuara mbrëmë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 27 February 2023

Zhurmat e  pazakonshme që u dëgjuan mbrëmë në kryeqytet kanë ndodhur si shkak i një defekti që ka ndodhur në blloku A4 të KEK’ut.

Është zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli që ka konfirmuar se është shkaktuar një avari në bllokun A4 dhe andaj janë dëgjuar zhurma mbrëmë në Prishtinë.

Ai ka thënëekipet gjegjëse janë duke punuar drejt eleminimit të këtij defekti.

-Advertisement-

“Nuk ka asgjë për shqetësim. Mbrëmë rreth orës 23:55 për shkak lidhjes së shkurt të stabilimentit të KOSTT-it, njësia A4 është shkyç nga rrjeti dhe si pasojë janë krijuar disa zhurma, në intervale sekondash. Aktualisht edhe njësitë e ekspertëve të KOSTT-it e KEK-ut duke punu për ta eliminuar atë defekt dhe me kthy në funksion…”, tha Bucolli për Insajderin.

I pyetur nëse kjo dukuri ka ndodhur edhe më herët, Bucolli “kjo ka ndodhur disa herë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera