Sport

Zbulohet paga që merr Bylbyl Sokoli te Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 30 January 2019

Bylbyl Sokoli u emërua ditë më parë si shef i shtabit teknik të KF Ferizaj. ‘Profa’ u pajtua të rikthehej te “Ujqit” për një pagë mujore prej 1,500 euro në muaj.

Për katër muaj edhe aq sa pritet të zgjatë kontrata, tekniku nga Rahoveci pritet të përfitojë hiç më pak se 6 mijë euro.

Detajet në lidhje me kontratën e Sokolit i ka dhënë i pari i klubit ferizajas Mustaf Grainca, i cili në një intervistë dhënë Kallzo.com ka zbuluar edhe për transaksionet që do të derdhen në xhirollogarinë e ‘Profës’.

-Advertisement-

Sikurse çdo herë tjetër Sokoli emërohet në krye të stolit ferizajas për të vetmin qëllim: konfirmimin e statusit të elitarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera