Rozë

Zbulohet gjithçka/ Si i realizojnë aktorët skenat erotike në filma (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 13 August 2020

Le të jemi të sinqertë, Hollywood ka parë disa skena erotike vërtetë të egra ndër vite, por a keni menduar ndonjëherë se si yjet arrijnë të ruajnë qetësinë?

Disa nga aktorët kryesorë në botë i kanë realizuar këto momente intime në mënyrë të përsosur, por ata janë mbështetur në disa metoda dhe sugjerime të çuditshme.

Ylli i filmit “Normal People”, Daisy Edgar-Jones është aktorja më e fundit që ka rrëfyer për mënyrën se si ajo i kapërceu skenat e saj të nxehta me Paul Mescal.

-Advertisement-

22-vjeçarja i tha “Harper’s Bazaar” se kishin punësuar një koordinator intimiteti që t’i mësonte si të vepronin, para se të nisnin xhirimet.

Ylli u miqësua me parterin e saj në film dhe gjithçka ishte më e lehtë. Mirëpo, për yjet e tjerë gjërat nuk kanë qenë kaq të lehta dhe ata kanë zgjedhur metodat shumë më pak tradicionale në regjistrimin e skenave të nxehta.

Nga fituesja e Oscar, Olivia Colman, e cila ka përdorur një sfungjer të lagur, deri te Kate Winslet së cilës ju dha një top stërvitje për të kërcyer, yjet ja kanë dalë me metoda unike për të realizuar momentet e nxehta në filma. Asgjë nuk ndodh realisht në filma, gjithçka është një “gënjeshtër” e realizuar në mënyrë perfekte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera