Lajme

Zbatimi i masave anticovid| Policia në çdo cep të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 13 April 2021

Policia e Kosovës me njësitet e saja policore po vazhdon realizimin e detyrave dhe përgjegjësive policore në nivel vendi.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës edhe sonte kanë dalë në terren me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë Covid-19 dhe zbatimit të masave që kanë për qëllim ruajtjen e  shëndetit publik.

Kjo është 100 vjeçarja që pi 20 birra çdo ditë

-Advertisement-

“Qëllimi primar i Policisë së Kosovës është ruajtja e rendit dhe sigurisë publike si dhe respektimi i masave anti covid në të gjitha rajonet e Kosovës, në interes të shëndetit publik, si dhe ndëshkimi i atyre që bien në kundërshtim me këto masa”, thuhet në njoftim e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera