Lifestyle

Zakone të rrezikshme për tu dukur të bukura

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 11 September 2019

Në çdo epokë, secili komb ka pasur gjithmonë trendet e tija të modës dhe standardet e bukurisë. Ndonjëherë gratë duhej të sakrifikonin shëndetin, pamjen, madje edhe jetën për t’i përmbushur këto standarde.

Për më tepër, gjëra të ndryshme, të tmerrshme dhe të çuditshme dikur ishin vërtet normale për vajzat në modën e së kaluarës. Ne po ju prezantojmë gjërat më të rrezikshme që paraardhësit tanë kanë bërë për tu dukur sa më trendi.
Shtypja e gjoksit- Standardet e bukurisë së mesjetës pohuan se gratë duhej të kishin gjinj të vegjël për shkak të ndikimit të krishterimit. Trupat e grave duhej të ishin jo seksuale: vithe të holla, gjoks të sheshtë, duar dhe këmbë të vogla dhe buzë të holla. Për të arritur këto rezultate, vajzat i lidhnin gjinjtë e tyre duke filluar që në fëmijëri, aq sa gjëndrat e tyre të qumështit ndaluan të zhvillohen.

Gratë shtireshin si shtatzëna për tu dukur të bukura-Në mesjetë, kulti i Marisë bëri që shtatzënia së bashku me gjinjtë varur të popullarizohen. Për të qenë në modë, një grua duhej të ishte shtatzënë ose të vishte një bark të posaçëm të rremë. Sidoqoftë, lindja disa herë ose veshja e një barku të rreml që ishte i rëndë, ndikoi në shpinë dhe ishte vërtet rraskapitës për gratë.

-Advertisement-

Deformimi i kafkës- Këtu është një tjetër ritual i çuditshëm i bukurisë nga kohërat e lashta. Një kokë e zgjatur që i ngjante një veze, konsiderohej e bukur. Arkeologët i kanë gjetur këto kafka kudo: nga Amerika e Jugut deri në Lindjen e Mesme. Me sa duket, njerëzit e lashtë ndryshonin formën e kafkave të tyre që nga fëmijëria: kokat e fëmijëve ishin të lidhura fort me fashë ose dërrasa druri. Këto teknika patën një efekt vërtet të tmerrshëm në tru dhe fëmijët shpesh vdisnin nga kjo praktikë.

Dekorimi i dhëmbëve- Rreth 2,000 vjet më parë, fisi i lashtë Mayans, i dekoronte dhëmbët me ar dhe gurë të çmuar. Dhëmbët u shpuan në vrima të vogla, në mënyrë që të futeshin copa ari. Në Egjiptin e Lashtë, ekzistonte një teknologji shumë e ngjashme. Këto pajisje simbolizonin pasurinë dhe statusin e lartë të një personi.


Mbrehja e dhëmbëve-Në Indonezi, gratë përdornin mprehjen e dhëmbëve në mënyrë që të ngjanin me ato të peshkaqenëve. Dhe anasjelltas, dhëmbët e qenit të tyre ishin të gërryera dhe thuhet se mund t’i gjeni edhe sot këto gra. Procesi i mprehjes ishte mjaft i dhimbshëm dhe i rrezikshëm pasi, bakteret e ndryshme mund të hynin lehtësisht në trup përmes smaltit të dëmtuar.


Skuqja e mollëzave- Cinnabar është një mineral i lidhur me veprimtarinë e vullkanit. Ai ka një ngjyrë të kuqe dhe përdorej nga femrat për të theksuar mollëzat. Më vonë shërbeu si një bojë flokësh. Cinnabari është jashtëzakonisht toksik dhe vetëm duke thithur avujt e tij, mund të sjellë një helmim të rëndë.

Bojë flokësh toksike-Në shekullin XIX, gratë përdornin ngjyra të rrezikshme për flokët. Këto ngjyra përmbanin nitrat toksik ose plumb që prek lëkurën, flokët dhe mushkëritë e tyre. Dhe për ta përmbyllur, rezultatet e tyre ishin të paparashikueshme. Për shembull, në vend ngjyrës së zezë, flokët e tyre mund të bëheshin jeshile.


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera