Venecia nuk është më falas, nga sot do paguani 5 euro për të hyrë në qytetin turistik
Autori: Gazeta inFokus
11:11 | 25 April 2024
Për herë të parë nga dita e sotme, ata që duan të vizitojnë Venecian do të duhet të paguajnë një tarifë prej 5 euro. Ideja nuk është e re dhe zbatimi i saj është shtyrë vazhdimisht gjatë viteve të fundit, por rregulli i ri përfundimisht ka hyrë në fuqi këtë 25 prill.
Tarifa e hyrjes pritet të sjellë rreth 700,000 € në arkat e qytetit në vitin e parë, fonde të cilat do të shkojnë për pastrimin e rrugëve dhe përmirësimin e ofertës turistike. Por kjo nuk është e gjitha, pasi rregulla të reja për turet e qytetit do të zbatohen nga 1 gushti, ku numri i grupeve do të jetë i kufizuar në 25 persona.
“Është një ide shumë e bukur, por duket se nuk është menduar mirë”, thotë Suzanne Kuntz-Saponaro, e cila ka punuar si guidë turistike në Venecia prej vitesh.
Megjithatë, kjo masë parashikon edhe shumë përjashtime. Për shembull, banorët e të gjithë rajonit të Venetos janë të përjashtuar nga taksa.
Gjithashtu si udhëtarët ditorë do të kontrollohen pasi të kenë shkarkuar një QR kod. Sipas bashkisë, inspektorët do të qarkullojnë dhe do të kryejnë kontroll dhe kushdo që nuk e ka paguar tarifën rrezikon një gjobë deri në 300 euro.
“Synimi i bashkisë është rritja e numrit të vizitorëve që duan të qëndrojnë natën”, thotë shefja e Departamentit të Turizmit, Simone Venturini.
Kryebashkiaku Luigi Brucknaro nga ana tjetër duke folur për gazetën Corriere della Sera deklaroi se qyteti do të vazhdojë të jetë i hapur për publikun dhe se nuk duhet të vendoset asnjë kufi i sipërm për vizitorët ditorë. Fundi mund të ketë një karakter pengues psikologjik, beson ai. “Qyteti duhet të jetë njerëzor si për ata që jetojnë në të, ashtu edhe për ata që e vizitojnë”, thekson kryebashkiaku.
Pritshmëritë janë që kjo tarifë specifike nuk do të kufizojë drejtpërdrejt numrin e vizitorëve. Mesatarisht, rreth 80,000 njerëz e vizitojnë Venecian çdo ditë dhe rreth 70,000 njerëz thjesht duan të kalojnë vetëm disa orë atje.
Para pandemisë, pesë milionë turistë vizitonin qytetin çdo vit, dhe shifra të ngjashme priten këtë vit.
Por turistët nuk tregojnë gjithmonë respektin e kërkuar dhe kështu bashkia ka shtrënguar rregullat. Ndalohet, ndër të tjera, të ulesh në ura dhe shkallë, të zhytesh nëpër kanale, të ecësh nëpër qytet me rroba banje, të ushqesh pëllumbat apo të hedhësh mbeturina në tokë. Në këto raste mund të lëshohen gjoba deri në 500 euro.

T� tjera
-
“Iu bastis banesa dhe iu sekuestruan rreth 7 mijë euro”, krejt çka dihet deri tani për arrestimin e Astrit Haraqisë për drogë
Rreth 7 mijë euro para të gatshme janë sekuestruar gjatë bastisjes së banesës...
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...



































