Xi Jinping-Macron bisedë telefonike për Ukrainën,por edhe një sërë çështjesh të rëndësishme

Autori: Gazeta inFokus
10:04 | 11 May 2022
Kreu i shtetit i Kinës Xi Jinping zhvilloi një bisede telefonike me homologun francez Emmanuel Macron. Të dy liderët ishin në një mendje që palët përkatëse duhet të mbështesin rikthimin e paqes ndërmjet Rusisë e Ukrainës nëpërmjet negociatave.
“Kina ka nxitur bisedimet në mënyrën e saj dhe përkrah vendet europiane ta marrin vetë në dorë sigurinë e Europës”, tha presidenti kinez.
Ndërsa presidenti Emmanuel Macron u shpreh nga ana e tij se Franca dhe Kina ndajnë shumë pika të përbashkëta mbi çështjen e Ukrainës, duke theksuar që vendi i tij është i gatshëm të zhvillojë bashkërendim e bashkëpunim më të ngushtë me Kinën në nivel dypalësh e shumëpalësh.
“Franca dhe Bashkimi Europian ndjekin autonominë strategjike, kundërshtojnë kundërvënien midis blloqeve dhe nuk do të bëhen pjesë e saj”, theksoi kreu i “Elizesë”.
Dy presidentët shkëmbyen mendime edhe mbi marrëdhëniet Kinë-Francë dhe Kinë-BE.
Xi u shpreh se bashkëpunimi dypalësh ka arritur rezultate frytdhënëse në pesë vjetët e fundit. Kina dhe Franca kanë marrë mbi vete përgjegjësitë e tyre si vende kryesore në çështje si përballimi i ndryshimit klimatik dhe mbrojtja e biodiversitetit.
Dy vendet duhet të respektojnë parimin origjinal të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike “të pavarura, me mirëkuptim të ndërsjellë, largpamëse e me përfitime të përbashkëta” dhe të respektojnë interesat thelbësorë dhe shqetësimet kryesore të njëra-tjetrës, duke u angazhuar për shtimin e bashkërendimit dhe bashkëpunimit në nivel dypalësh, Kinë-BE dhe global, tha kreu i shtetit i Kinës.
Presidenti kinez Xi u bëri thirrje dy vendeve të vazhdojnë zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e energjisë bërthamore, fluturimeve hapësinore e aviacionit, duke shtuar përpjekjet për të nxitur bashkëpunimin në fushat e reja, si inteligjenca artificiale e energjia e pastër.
Xi u shpreh se Kina është e gatshme të importojë produkte franceze me cilësi të lartë dhe mirëpret kompanitë financiare dhe të teknologjisë së lartë franceze të kryejnë biznes në Kinë. Ndërkohë, ai i kërkoi palës franceze të ofrojë mjedis të barabartë, të drejtë dhe jodiskriminues biznesi për investitorët kinezë.
“Kina dhe Franca duhet të praktikojnë multilateralizmin e vërtetë, të ruajnë sistemin ndërkombëtar me OKB-në në thelb e rendin ndërkombëtar të mbështetur në ligjin ndërkombëtar dhe të përkrahin shumëpolaritetin e botës dhe globalizimin ekonomik, duke thelluar bashkëpunimin në fusha si përballimi i ndryshimit të klimës dhe mbrojtja e biodiversitetit”, tha presidenti kinez. Sipas tij, zhvillimi i qëndrueshëm dhe i shëndetshëm i marrëdhënieve Kinë-BE është në interes të popullit kinez e të popujve të BE-së dhe të vendeve të tjera të botës.
Në bisedën telefonike, Macron-i vlerësoi bashkëpunimin frytdhënës ndërmjet vendit të tij dhe Kinës gjatë pesë vjetëve të kaluar. Sipas tij, Franca është e gatshme të bashkëpunojë me Kinën në fusha si bujqësia, aviacioni, energjia bërthamore civile dhe kultura në pesë vjetët e ardhshëm, duke forcuar bashkëpunimin në përballimin e ndryshimit klimatik dhe mbrojtjen e biodiversitetit. Ai shtoi se Franca do të luajë një rol pozitiv në nxitjen e zhvillimit të marrëdhënieve BE-Kinë
Të tjera
-
Delegacioni i BE-së: Nishani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për nda...
-
Dalin pamjet e Mercedesit të djegur të Butës që çoi në vrasjen e sotme
Qëndrim Jonuzi, vëllai i këngëtarit “Buta”, e qëlloi mbrëmë pas mesantës për ...
-
Haradinaj nga Lozana: Bashkatdhetarët tanë storie suksesi në Zvicër
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka takua...
-
Abetarja e përbashkët – Projekti me të cilin krenohen dy qeveritë mbahet sekret nga ministria e Nagavcit
Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai kosovar Albin Kurti i patën mbledh kabi...
-
Hekuran Murati: Qytetarët janë të mësumë me i tejkalu krizat
Ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk pajtohet me vlerësimet e organizata...
-
Delegacioni i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ndoqi punimet e Komisionit Parlamentar për Politikë dhe Siguri në AP te NATO-s
Delegacioni i përherëshëm i Kuvendit të Republikës se Kosovës në Asamblenë Pa...
-
Si përfundoi me vrasje miqësia shumëvjeçare e të rinjve në Ferizaj?
Të shtunën pas mesnatën ka mbetur i vdekur 30 vjçari Gazmend Hyseni, vdekjen ...
-
Tragjedia në Fushë Arrës, flet fqinji: Ishin të ftohta akull, nëna sapo kishte ardhur nga puna
Një ngjarje tragjike u regjistrua ditën e sotme në Fushë Arrës, ku nëna bashk...
-
Familjarja e të vrarit në Ferizaj del me njoftim për varrimin e tij
arrimi i të vrarit sot në Ferizaj, Gazmend Hyseni, do të bëhet nesër në ora 1...
-
Varfëria e çmimet e larta po i bën qytetarët të blejnë më pak dhe me kualitet më të dobët
Deri vonë, 500 euro në muaj i kanë mjaftuar familjes katëranëtarëshe të Leutr...
-
Breshër e rrebeshe shiu në disa pjesë të Kosovës
Rrebeshe shiu e breshri kanë përfshirë Kosovën në disa pjesë. Lexuesit kan...
-
E ndoqi me Audi A7, dosja e prokurorisë zbulon detaje të reja për vrasjen në Ferizaj
Një vrasje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Ferizajt në orët e para të mëng...