Sport

Xherdan Shaqiri rikthehet në shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 09 November 2020

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, është ftuar nga përzgjedhësi i kombëtares së Zvicrës për ndeshjet e muajit nëntor, shkruan Gazeta inFokus.

Shaqiri është kthyer në formën e dikurshme dhe tashmë ka rikthyer edhe besimin e trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili po i jep minuta më shumë lojtari nga Zhegra e Gjilanit.

Shaqa luaji të dielën për 35 minuta në barazimin e Liverpoolit 1-1 me Manchester Cityn.

-Advertisement-

Ai sot ka udhëtuar në shtetin helvetik, e më të mbërritur atje ka postuar një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në facebook, ku ka shkruar së është rikthyer në shtëpi.

“U ktheva në shtëpi”, ka shkruar mesfushori i Liverpoolit në facebook.

Zvicra do të luaj ndeshje miqësore me Belgjikën, e me pas do të takohet me Spanjën dhe Ukrainën në kuadër të Ligës së Kombeve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera