Vujoviq: Bashkëpunimi Kosovë-Mali i Zi është në nivel të ulët ekonomik

Autori: Gazeta inFokus
10:03 | 11 June 2023
Nënkryetari i Odës Ekonomike të Malit të Zi, Nikola Vujoviq deklaron se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Malit të Zi është në një nivel të ulët ekonomik.
Ai thotë se situata politike në të dy vendet nuk është aq stabile. Sipas tij, qasja jo e mirë politike nuk po ofron një bazë të mirë për zhvillim dhe stabilitet ekonomik.
Derisa shpreson se marrëdhëniet e mira politike do të jenë të stampuara, duke siguruar zhvillimin ekonomik të dy vendeve, ai shton se partnerët nga Bashkimi Evropian apo SHBA, duhet të ofrojnë mbështetje në këtë drejtim.
Vujoviq thotë se marrëdhëniet e mira politike janë parakushti kryesor për të përmirësuar ekonominë.
“Marrëdhëniet mes vendeve tona patjetër janë të mira dhe sigurisht që duhet të jenë edhe më të mira në të ardhmen dhe nuk ka arsye të mos jetë kështu se marrëdhëniet e mira politike janë ndoshta parakushti kryesor për marrëdhënie të mira ekonomike mes shteteve të tjera. Sa i përket kësaj, shpresoj se do të vazhdojmë të rrisim aktivitetet tona ekonomike ndërmjet vendeve tona dhe besoj vërtet se do të gjejmë disa fusha të reja pune. Tani për tani, ky bashkëpunim është ndoshta në nivel të ulët në disa fusha si tregtia apo fusha të tilla. Por, në të ardhmen shpresoj se marrëdhëniet e mira politike do të jenë të stampuara në marrëdhëniet tona ekonomike, duke siguruar zhvillimin ekonomik të vendeve tona”, thotë Vujoviq.
Vujoviq shprehet se për të zhvilluar një ekonomi të mirëfilltë mes dy vendeve, duhet fillimisht të përmirësohet situata politike.
“Padyshim që stabiliteti ekonomik apo edhe procesi ekonomik në vend varet nga situata politike e vendit. Fatkeqësisht në të dyja vendet, në Mal të Zi dhe në Kosovë, situata politike nuk është aq stabile, sidomos në vitet e fundit dhe nuk ofron një bazë të mirë për zhvillim ekonomik dhe stabilitet ekonomik që të gjithë do të donim ta kishim. Besoj se në një të ardhme të afërt situata politike mes vendeve tona do të jetë më e mirë dhe shpresoj se partnerët tanë nga Bashkimi Europian apo SHBA, do të ofrojnë mbështetje në drejtim të stabilizimit të situatës politike në vendet tona, siç e përmenda, kjo do të ishte një shenjë shumë e mirë për të gjithë ne, për një epokë të re të zhvillimit ekonomik”, tha Vujoviq.
Duke përmendur faktorët që ndikojnë në përmirësimin e ekonomisë, Vujoviq thotë se parakusht këtu është edhe infrastruktura. Ai potencon se BE ka një mundësi të madhe për të ndihmuar në financimin e projekteve të ndërlidhjes.
Nënkryetari i Odës Ekonomike të Malit të Zi, Nikola Vujoviq qëndroi në Prishtinë për të marrë pjesë në konferencën finale të projektit të Bashkimit Evropian (BE) për mbështetjen e Forumit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilën u theksua potenciali për zhvillimin ekonomik dhe përfshirja në strukturat evropiane sa më shpejtë të jetë e mundur./kp/

Të tjera
-
Në 2024-ën, VV-ja me vlera milionëshe të të hyrave dhe shpenzimeve
Në “Pasqyrat Financiare Vjetore dhe Raporti i Auditorit të pavarur” për vitin...
-
Mbi 300 mijë euro të hyra, KQZ-ja tregon edhe sa shpenzoi AAK-ja gjatë 2024-ës
ashmë është publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporti vjetor finan...
-
Publikohen shifrat – Sa pati të hyra e sa shpenzoi LDK-ja vitin e kaluar?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet vjetore financiare të pa...
-
I quajti nomadë, Lushaku i përgjigjet Kurtit: Është koha të lëshosh rrugë meqë s’po mund ta shohësh Kuvendin si shtëpinë tënde
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas deklaratës së kryet...
-
Një kafe deri në 3 euro – Paralajmërohen rritje e çmimeve në Kosovë pas 1 korrikut
Afaristi Ragip Mustafa ka ngritur alarmin se pas 1 korrikut Kosova do të pëso...
-
Nga Kuvendi në pishinë – Albin Kurti e bën ‘sefte’ gurthemelin në Podujevë
Teksa vendi përballet me sfida të shumta ekonomike dhe politike, kryeministri...
-
“S’mund të regjistrohet automjeti pa shlyer të gjitha gjobat” – DhTIK kërkon zgjidhje urgjente për pengesat në regjistrim
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka reaguar në lidhje me Nenin 89, p...
-
Murtaja e bagëtive në Shqipëri, AUV-i me thirrje për fermerët në Kosovë
Pas shpërthimit të sëmundjes së murtajës së dhenve dhe dhive në disa zona të ...
-
Netanyahu zotohet për hakmarrje pasi Irani sul*mon një spital në Izrael
Një spital në jug të Izraelit ka pësuar goditje direkte nga një raketë ir...
-
KQZ publikon raportet e audituara vjetore financiare të partive politike për vitin 2024
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se në ueb faqe janë publikuar rap...
-
Sul*mi në spital, ministri izraelit i shëndetësisë thotë se “vija e kuqe është kaluar”
Ministri i shëndetësisë i Izraelit tha se Irani i ka kaluar kufijtë me sulmin...
-
Ministri izraelit i Mbrojtjes i prerë: Udhëheqësi suprem i Iranit s’mund të lejohet të ekzistojë më
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit ka deklaruar se udhëheqësi suprem i Iranit, ...