Vuçiq me vete në Uashington edhe kreun e bizneseve, Hoti as nuk e njofton OEK-un

Autori: Halil Berisha
17:51 | 02 September 2020
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me vete në Uashington ka marrë ehde Marko Cadez, Kryetarin e Dhomës së Tregtisë.
Megjithatë, Oda Ekonomike e Kosovës, jo veç që nuk është ftuar nga Qeveria Hoti, por as nuk janë të njoftuar fare me atë se çka mund të bisedohet atje, shkruan Gazeta Infokus.
Kjo pavarësisht asaj që edhe vet Qeveria Hoti ka thënë që atje do të diskutohen edhe tema ekonomike.
Gazeta Infokus, për këtë punë ka realizuar një intervistë me kreun e OEK-ut, Berat Rukiqin, i cili po thotë që derisa atje pritet të diskutohen çështje ekonomike e barrierat që ekzistojnë do të ishte e udhës që bashkë me delegacionin kosovar të jetë edhe OEK-u.
“Po besoj që e ka një arsye pse ka shkuar ky homologu im atje, është pa që mund të hapet një rrugë e mirë për investime e çështje ekonomike gjithashtu do të mund të trajtohen shumë barriera e çështje që trajtohen me zhvillimin e sektorit privat, prandaj unë mendoj që do të ishte e udhës që pavarësisht a jam unë apo jo të jetë përfaqësuesi i sektorit privat në këto diskutime që janë drejtpërdrejtë të lidhura me investimet me bashkëpunimin regjional, e sektorit privat”, ka thënë Rukiqi për Infokus.
Të ftuar jo se jo, por as nuk janë njoftuar fare nga Qeveria Hoti se çka mund të bisedohet atje dhe nuk ka pas asnjë komunikim për këtë punë, shkruan Gazeta Infokus.
“Ne në këtë drejtim nuk kemi pas komunikime sa i përket dialogut me Qeverinë fare, në përgjithtësi qeveritë e kanë injoruar jo veç kjo Qeveri e kanë injoruar mendimin e sektorit privat rreth këtyre temave edhe mendoj që është vet rasti tash delegacioni i Serbisë duhet me u pa si diçka që me ja pas lakmi, kemi pa edhe në takime tjera që nuk janë veç temat politike por edhe ato të sektorit privat ku shihet që gjithmonë në nivelet e larta shtetërore kemi përfaqësim të dinjitetshëm të sektorit privat përmes odave ekonomike edhe kjo domethënë pak a shumë nuk është e lidhur veç me këtë takim por edhe me takime tjera që mund të ndodhin edhe në vende tjera ku fare nuk ka diskutime politike të ketë një kulturë që të përfshihet sektori privat e të trajtohen këto tema e sidomos këto barriera që ne i dimë, unë nuk besoj që dimë më shumë se institucionet por kemi përvojën shumë më të gjatë edhe kemi një memorie tash institucionale e besoj që ka një kompetencë që mund të diskutohet”, ka thënë Rukiqi.
Pavarësisht kësaj, Rukiqi po deklaron që nuk mund të thotë që pala serbe është e favorizuar por shton që do të ishte e rrugës që në takime të ardhshme të mos bëhen këso lëshime.
“Nuk e kisha quajt që është i favorizuar beosj edhe delegacioni jonë ka mjaft kompetencë për shumicën e temave që do të mund të diskutohen por është shembull që besoj që në të ardhmen do të mund të ndjekjet”, ka thënë Rukiqi.
Kujtojmë që nga tetë politikanë që kanë shkuar me delegacionin e Kosovës në Uashington, vecc gjysma e tyre do të jetë në takim me palën serbe./Gazeta Infokus/
Lexo edhe:
Ekskluzive: Këta katër politikanë kosovarë do të hynë në takim me palën serb në Uashington

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Era do të fry...
-
17 të lënduar nga sul*met iraniane ndaj Izraelit
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Avichay Adraee, ka thënë se Ira...
-
Nafta pëson rritjen më të madhe ditore që nga viti 2022, ndërsa tensionet Izrael-Iran përshkallëzohen
Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm, pasi Izraeli ndërmori sulme ndaj objekteve...
-
Netanyahu: Ka akoma, regjimi nuk e di se çfarë e ka goditur
Duke iu drejtuar popullit iranian drejtpërdrejt, kryeministri izraelit, Benja...
-
AGK: E mirëpresim aktakuzën ndaj Simiqit dhe personit që sul*moi gazetarët
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka mirëpritur ngritjen e aktakuzë...
-
Ushtria izraelite: Më pak se 100 raketa u lëshuan nga Irani
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka thënë se më pak se 100 raketa balistike ...
-
Po përflitet si kandidate e LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, flet Rrezarta Krasniqi
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, po përflit...
-
Nesër në Drenas përurohet shtatorja e heroit Asllan Fazliu
Komuna e Drenasit, nën patronatin e kryetarit, Ramiz Lladrovci, organizon nes...
-
Ish-ambasadori izraelit në SHBA: Sul*met e Iranit po dridhin ndërtesat në Izrael
Sulmet hakmarrëse të Iranit kanë tronditur ndërtesat në Izrael, sipas ish-amb...
-
Su*lmi i Iranit ndaj Izraelit, deri tani nuk raportohet për të lënduar nga sulmet në Tel Aviv
Sulmet iraniane kanë rënë në një zonë brenda rajonit të Tel Avivit, por deri ...
-
Irani lëshon raketa drejt territorit izraelit, reagojnë Forcat Ajrore
Forcat Ajrore të Izraelit kanë reaguar menjëherë pas lëshimit të disa raketav...
-
Kurti viziton familjen ish-policit Arbnor Spahiu, premton angazhim maksimal për lirimin e tij
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot familjen e ish-...