Lajme

Vuçiq e bën “të fortin” ndaj NATO-s, ka një paralajmërim për ta lidhur me Kosovën!

Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 21 August 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot i bëri thirrje NATO-s që të “bëjë punën e vet” në Kosovë ose siç thotë ai, vetë Serbia do të lëvizë për të mbrojtur serbët e Kosovës.

Fjalimi i Vuçiq drejtuar kombit të tij erdhi pas bisedimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në fillim të kësaj jave të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

“Nuk kemi ku të shkojmë, jemi në qoshe. Ne do ta shpëtojmë popullin tonë nga persekutimi dhe masakrat, nëse NATO nuk dëshiron ta bëjë këtë”, tha Vuçiq, transmeton Indeksonline.

-Advertisement-

Gati 4,000 paqeruajtës të udhëhequr nga NATO janë vendosur në Kosovë pas luftës së viteve 1998-99.

Pas kolapsit të bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE, trupat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë janë vendosur në rrugët kryesore në veri të saj, duke thënë se janë të gatshme të mbrojnë lirinë e lëvizjes për të gjitha palët.

Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës u rritën sërish muajin e kaluar kur Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti deklaroi se dokumentet serbe të identitetit dhe targat e automjeteve nuk do të jenë më të vlefshme në territorin e Kosovës.

Serbia ka zbatuar të njëjtat masa për qytetarët e Kosovës që kalojnë në Serbi gjatë 10 viteve të fundit.

Megjithatë, Kurti e shtyu zbatimin e masës për një muaj, deri më 1 shtator, nëse deri atëherë nuk arrihet një kompromis.

Vuçiq tha se Serbia do të “punojë shumë” për të arritur një “zgjidhje kompromisi në 10 ditët e ardhshme” dhe akuzoi udhëheqjen e Kosovës se “është e interesuar vetëm për të shfuqizuar çdo gjurmë të shtetit serb në Kosovë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera