Lajme

Vret bashkëshorten dhe dashnorin e saj – pastaj edhe veten

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 20 November 2019

Mediat e huaja kanë raportuar një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Oklahoma, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe të dashurin e saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një parkim makinash, ku autori i krimit ka qëlluar në drejtim të bashkëshortes dhe të dashurit të saj, ndërsa të dy ndodheshin brenda në makinë.

Mësohet se autori ka qëlluar 9 herë në drejtim të makinës dhe më pas ka qëlluar veten duke gjendur vdekjen e menjëhershme.

-Advertisement-

Organet policore deklaruan se çështja është në hetim, për të zbuluar rreth shkaqeve që çuan autorin të ndërmarr këtë akt barbar, ndërsa shprehen gjithashtu se po punojnë për të marrë masa parandaluese për krime të këtij lloji.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera