Lajme

Voziti autobusin 133 km/h në zonën e kufizimit 50, Policia e dënon 21 vjeçarin me tre muaj heqje të patent-shoferit

Autori: Gazeta inFokus 09:00 | 15 February 2023

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj mbrëmë rreth orës 22:35 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, më saktësisht në fshatin Prelez i Muhaxherëve zhvilloi shpejtësi 133 km/h në zonën e kufizimit 50 km/h.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet L.RR (M/K) i moshës 21 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse heqje e patent-shoferit.

Në njoftimin e Policisë thuhet se ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar.

-Advertisement-

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera