Lajme

Von Kramon: Shpresoj në nënshkrimet e Kosovës dhe Serbisë në marrëveshjen e Ohrit

Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 12 March 2023

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se shpreson që në takimin e ardhshëm në Ohër, edhe Kosova, e edhe Serbia ta nënshkruajnë marrëveshjen, shkruan GazetaBlic.

Von Kramon ka theksuar në Twitter se ky do të jetë një hap i madh drejt BE-së, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.

Ajo ka komentuar deklaratën e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rode, i cili i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të mos e humbin rastin në Ohër, duke thënë se marrëveshja do të përshpejtojë integrimin euroatlantik dhe do të ofrojë një mundësi historike në rrugën e plotë drejt normalizimit dhe njohjes reciproke, duke thënë se pajtohet me këtë vlerësim.

-Advertisement-

“Shpresoj shumë që do të shohim të dyja nënshkrimet nën marrëveshje në fund të javës së ardhshme në Ohër. Do të jetë një hap i madh drejt integrimit evropian për të dy vendet,” shkroi Von Kramon, përcjellë GazetaBlic.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera