Lajme

Von Der Leyen: Sanksionet e BE-së do të gërryejnë ekonominë e Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 24 February 2022

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka bërë me dije sanksionet e reja ndaj Rusisë pas sulmit në Ukrainë.

Ajo ka folur me tone të ashpra, duke thënë se, “do të shkatërrojmë seriozisht ekonominë ruse”.

Një ndër masat e para, sipas saj, është ngrirja e aseteve ruse në BE dhe ndalimi i aksesit të bankave ruse në tregun financiar evropian.

-Advertisement-

“Masat do të ndikojnë rëndë Rusinë, duke rritur rrjedhjen e kapitalit, duke rritur inflacionin dhe duke gërryer gradualisht bazën e saj industriale”, deklaroi ajo.

Ndër të tjera, shtoi se, “ne do të dobësojmë pozicionin teknologjik të Rusisë në fushat kryesore nga komponentët e teknologjisë së lartë deri te software-i më i avancuar”.

Situata është në një kaos tërësor, ku lajme të shumta po qarkullojnë mbi luftimet që po zhvillohen në Ukrainë.

Ato filluan në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, i shpalli luftë Ukrainës dhe urdhëroi të nisnin bombardimet.

Ngjarjet përshkallëzuan në mënyrë kritike, teksa forcat ukrainase kanë luftuar dhe është raportuar për mbi 50 ushtarë rusë të vrarë prej tyre.

Po ashtu, edhe nga pala ukrainase, janë vrarë mbi 40 persona. Prej tyre, mendohet se pjesa më e madhe janë ushtarë.

Por, është raportuar edhe për viktima civile.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion fuqizon ragbin në Kosovë, Prishtina mirëpret Turneun Ndërkombëtar “Europe 7’s Conference”
-Advertisement-

Të tjera