AKK: Ministria e Financave po bllokon vlerësimin e pronave, rrezikohet zhvillimi lokal

Autori: Gazeta inFokus
19:34 | 06 July 2025
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka akuzuar Ministrinë e Financave për keqinterpretim të ligjit dhe për ndalimin e padrejtë të proceseve teknike të vlerësimit të pronave komunale, të cilat pritet të jepen në shfrytëzim apo këmbim.
Ibrahimi theksoi se ky veprim i ministrisë mund të ndikojë negativisht në zhvillimin ekonomik lokal dhe kërkoi rishqyrtimin e urgjent të kësaj mase.
“Asociacioni, pasi mori informacionin nga komunat e Kosovës se Ministria e Financave ka lëshuar në qarkullim një qarkore ku i kërkon komunave që t’i ndalonin proceset për sa i përket vlerësimit të pronave komunale të cilat mund të jepen në shfrytëzim dhe këmbim. Kjo ministri po më duket që ka ngatërruar ligjin në fuqi për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim dhe këmbim, sepse ky proces është teknik, pra vlerësimi i pronave për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim është proces teknik, kurse me legjislacionin në fuqi në Kosovë thuhet që pas ditës së shpalljes së zgjedhjeve lokale nga presidentja, atëherë të gjitha proceset sa i përket marrjes së vendimeve në kuvendet komunale për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim dhe këmbim duhet të ndalohen, por jo proceset teknike”, tha ai.
Ai theksoi se procesi i vlerësimit të pronave është një hap tekniko-administrativ dhe nuk përfshin asnjë vendimmarrje politike.
“Ky është një proces tekniko-administrativ i cili nuk ka të bëjë fare me vendimmarrje, sepse vendimmarrja për dhënien e pronës komunale bëhet në kuvendet komunale, dhe kuvendet komunale pas konstituimit të organeve komunale pas zgjedhjeve lokale që do i kemi më 12 tetor të këtij viti, atëherë mund të marrin vendime. Ky proces, tash nëse nuk bëhet tani, atëherë mund të bartet pas zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve merr një kohë të caktuar dhe kjo ndikon normal në zhvillimin ekonomik lokal. Çdo ndikim negativ në zhvillimin ekonomik lokal normal që lë pasoja edhe tek qytetari i Kosovës”, tha Ibrahimi.
Ai shtoi se qarkorja e Ministrisë së Financave është në kundërshtim me ligjin dhe se proceset teknike duhet të vazhdojnë.
“Për këtë arsye, ne kemi konstatuar që kjo ministri nuk është duke u sjellur në bazë të legjislacionit në fuqi sa i përket vlerësimit të pronave komunale të cilat mund të jepen në shfrytëzim dhe këmbim, sepse nuk ka të bëjë me vendimmarrje politike. Ne kërkojmë nga kjo ministri që ta rishtqyrtojë këtë qarkore në mënyrë që proceset tekniko-administrative të cilat nuk prekin vendimmarrjen politike t’i lënë të ecin ashtu siç kanë ecur deri më tani, në mënyrë që të mos ndalen disa procese të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik lokal. Ka çështje pronësore të pazgjidhura sa i përket vlerësimit, sa u përket rrugëve lokale, trotuareve, parqeve, do të thotë çdo aktivitet që ka të bëjë e i cili shkon në dobi të qytetarit, sa i përket vlerësimit të pronës duhet të lejohet”, përfundoi ai.
Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon nga institucionet qendrore të veprojnë në përputhje me ligjin dhe të mos pengojnë proceset që janë jetike për funksionimin dhe zhvillimin e komunave.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Era d...
-
I plag*osuri në Vushtrri ka lëndime serioze, flasin nga QKUK
I plagosuri në Vushtrri ka marrë lëndime serioze nga arma e zjarrit. Lajmi...
-
Ora 22:40, ditë vikendi – makineri të rënda e punëtorë duke vënë themelet e një objekti banesor në “Mat 1” në Prishtinë
Edhe pse është ditë vikendi dhe ora 22:40, makineri të rënda dhe punëtorë jan...
-
Takimi me ndihmëssekretarin amerikan, Kurti: Kosova do të jetë gjithmonë partnere e besueshme e SHBA-së
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar Brendan Hanrahan, zyrtar i ...
-
Plag*osje me ar*më zja*rri në Vushtrri
Një person është plagosur në Vushtrri rreth orës 21:00. Në lidhje me ngjar...
-
Gati tre muaj ngërç, Kosova ende pa Kuvend të konstituar – nesër tentativa e 46-të
Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në përpjekjen e 46-të për konstitui...
-
Kërkohet paraburgim për një të mitur, dyshohet se e dhun*oi bashkëmoshatarin në një pyll në Shtime
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar të shtunën se e ka kërkuar masën ...
-
Rra*hje mes vëllezërve në Pejë – Njëri përfundon në Polici
Një përleshje fizike mes dy vëllezërve ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin ...
-
Zelensky bën thirrje për një momentum më pozitiv në marrëdhëniet me ShBA-në
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është takuar me ministrin e tij të Mbr...
-
Ja sa pritet të jetë denimi për policët që dyshohen se vrànë Agon Zejnullahun
Avokati Eset Berisha ka treguar se si pritet të jetë denimi që dyshohen se vr...
-
Franca njofton arritjen e “marrëveshjes historike”, Kaledonia e Re do të jetë shtet
Franca njoftoi të shtunën një marrëveshje “historike” me Kaledoninë e Re, sip...
-
Rra*hje me karrige në një restorant në Ferizaj – nxirret ar*ma, 4 të arrestuar
Katër persona janë arrestuar pas një rrahje e cila, siç njofton policia, ka n...