Lajme

Kadrijaj – Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme

Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 06 July 2025

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në aktvendimin e saj e ka potencuar që votimi i fshehtë nuk duhet të ndodhë për zgjedhjen e kryetarit apo kryetares së re të Kuvendit.

Për Klankosova.tv, Kadrijaj është shprehur kështu pas deklaratës që bëri sot Avni Dehari, kryesuesi i seancës konstituive, i cili tha se refuzimi për të votuar për komisionin e votimit të fshehtë është edhe refuzim i një të drejte të garantuar nga ligji.

“Le t’i siguron, masi po e konsideron le t’i sigurojë votat ne nuk mundemi me e ndalë. Edhe Gjykata Kushtetuese ka thënë se seancat konstituive nuk janë mbajtur në frymë kushtetuese. Pikërisht në pyetjen që e kemi adresuar kanë thënë pikërisht se forma e votimit duhet të kthehet në praktikat e mëhershme”.

-Advertisement-

“Nëse i shihni praktikat e mëhershme, shihni a ka pasë ndonjëherë votim të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin, në asnjë formë”, ka thënë Kadrijaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera