Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

Autori: Gazeta inFokus
22:47 | 06 July 2025
Për të garantuar siguri më të lartë në rrugët që lidhin Kosovën me Shqipërinë, policitë e të dy vendeve kanë paralajmëruar kontrolle të shtuara, përdorim të radarëve statikë dhe penalizim për çdo shkelës të rregullave në trafik
Komandanti i Autostradës në Policinë e Kosovës, Ismail Fejzullahu, paralajmëroi se do të ketë kontrolle të shtuara dhe përdorim të radarëve statikë përgjatë rrugëve kryesore që lidhin Kosovën me Shqipërinë. Ai bëri të ditur se çdo shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor do të regjistrohet dhe do të ndëshkohet sipas ligjit.
“Qytetarët e Kosovës vetëm kanë filluar ta kuptojnë se ka radar statik, dhe unë shfrytëzoj rastin të bëj apel që le të jenët të kujdesshëm, do të ketë radar statik të cilët mund të bëjnë incizimin e tyre, dhe kundërvajtjet e tyre regjistrohen direkt në sistemin tuaj që e përmenda e keni më të avancuar në regjistrimin e kundërvajtësve të shkelësve të ndryshëm”, tha Ismail Fejzullahu, komandant i trafikut në autostradë.
Ndërkohë, një apel për respektim të sinjalistikës rrugore ka ardhur edhe nga shefi i Sigurisë Rrugore i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit shqiptar, Artur Selimaj.
“Kodi rrugorë i Republikës së Shqipërisë i ka të përcaktuara qartë, për shtetasit e huaj likuidimi mund të bëhet në vend, në rastet kur ligji parashikon tërheqjen e pantetës, apo ndonjë dokument tjetër ligjor, për të mos u bërë shkak për pengimin dhe bllokimin administrativ të mjetit, kodi rrugor parashikon pagesën dyfish të gjobës. Nëse likuidimi bëhet në vend, të gjithë shtetasit, përfshirë edhe ata të Kosovës të paguajnë 50% të gjobës, nëse e paguajnë brenda afateve të caktuara”, tha Selimaj.
Autoritetet e të dy vendeve po punojnë ngushtësisht për të garantuar rendin dhe sigurinë në akset kryesore rrugore që lidhin Kosovën me bregdetin shqiptar./RTK/

Të tjera
-
“Zyrtarët policorë na e vrànë”- Vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të!
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën, pas vdekjes në duart e policisë së ...
-
Administrata Trump nis një diplomat drejt Ballkanit, vjen edhe në Kosovë
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka rikthyer fokusin diplomat...
-
Qalaj: Veprimi i vendosjes së gjurit në pjesën afër qafës nuk praktikohet në policinë demokratike
Rashit Qalaj kritikon mënyrën e ndërhyrjes së policisë në arrestimin e Agon Z...
-
Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Kapiteni i Policisë në Lipjan, Argjend Gashi, është shkarkuar nga detyra nga ...
-
Policia pritet të shkarkojë tre komandantë stacionesh – Lipjan, Klinë dhe Suharekë
Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se Policia e Kosovës pritet të nd...
-
LDK-ja prezanton Driton Selmanaj kandidat për të parin e Prizrenit
Driton Selmanaj do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për qyte...
-
Haradinaj i zhgënjyer me Kushtetuesen: Aktgjykimi ishte pak a shumë në qasjen e Kurtit
Kryetari i AAK-së dhe deputeti Ramush Haradinaj ka shprehur pakënaqësinë e ti...
-
Bllaca kërkonte 500 euro në muaj për të siguruar dëshmitarë për rastin “Nish Express”
Zbulime të reja për përfshirjen e Nazim Bllacës në raste hetimore janë publik...
-
“Policët ndihen të tradhtuar”, avokati Berisha: Masa e paraburgimit, vendimi më skandaloz
Gjykata në Lipjan ka caktuar sot masën e paraburgimit për pesë policët e përf...
-
Ky është 20-vjeçari që dyshohet se e shkaktoi aksidentin në Nabërgjan, arrestohet dhe ndalohet
Policia e Rajonit të Pejës ka dhënë detaje rreth aksidentit tragjik...
-
Kurti pas së fitores së Kosovës ndaj Çekisë në Counter-Strike: Debutim i fuqishëm
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar ekipin e Kosovës për...
-
Në Lipjan protestohet kundër policisë, pro Agonit
Një grup të rinjsh janë mbledhur sot në sheshin e qytetit të Lipjanit për të ...