Procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën vendimtare

Autori: Gazeta inFokus
21:15 | 06 July 2025
Në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, po i afrohet fundi fazës së Prokurorisë. Radhën e ka mbrojtja, e cila pritet të paraqesë dëshmitarët dhe provat në fund të gushtit. Avokatët kërkojnë që të dëgjohen dëshmitarë me njohuri të drejtpërdrejtë dhe të dokumentohen të dhëna që, sipas tyre, tregojnë manipulime nga Serbia.
Procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së po hyn në fazën vendimtare. Por, sipas avokatit Skënder Musa, akuzat kryesore nuk mund të rrëzohen pa u dëshmuar dëshmitarët e mbrojtjes dhe pa u shqyrtuar provat që ajo do të paraqes. Ai thotë se nuk mund të pritet drejtësi e plotë ne aspektin jurid- formal , duke pasur parasysh që, sipas tij, kjo gjykatë është themeluar me kërkesë të Serbisë.
“Numri i dëshmitarëve të mbrojtjes do të jetë dukshëm më i kufizuar sesa ai i Prokurorisë, pasi kjo e fundit nuk ka bërë asnjë selektim real të dëshmitarëve. Kemi parë dëshmitarë që nuk kanë pasur as idenë pse janë ftuar të dëshmojnë. Ne që e kemi njohur situatën gjatë dhe pas luftës, kemi parë disa prej tyre të deklaruar publikisht si dëshmitarë të rrejshëm. Megjithatë, nuk besoj se ndonjëri prej tyre ka dëshmuar për krime lufte apo kundër njerëzimit – si trajtim çnjerëzor – sepse këto nuk kanë ndodhur, as gjatë luftës dhe as pas saj”, tha Musa.
Musa shton se Serbia kishte paraqitur si civilë edhe pjesëtarë të forcave të saj të armatosura.
“Serbia ka arritur të paraqesë edhe pjesëtarët e policisë dhe ushtrisë si civilë. Besoj që mbrojtja deri tani ka arritur të demaskojë raste të tilla, por puna duhet të vazhdojë: personat që janë paraqitur si civilë të zhdukur apo të vrarë – e që në të vërtetë kanë qenë pjesëtarë të forcave të armatosura – duhet të identifikohen me emër dhe mbiemër. Në luftë, askush nuk mund të përgjigjet penalisht nëse gjatë betejës vret ushtarë, policë apo oficerë. Këto fakte duhet të dokumentohen dhe argumentohet qartë që nuk bëhet fjalë për viktima civile, por për persona të armatosur”, tha avokati Musa.
Në këtë fazë, avokati Emrush Kastrati thotë se mbrojtja duhet të sjellë dëshmitarë që kanë njohuri të drejtpërdrejta për luftën dhe për UÇK-në.
Nëse e sheh të arsyeshme me paraqitjen e dëshmitarëve të apo nëse ka vlerësuar se provat që ka paraqitur organi i akuzës deri më tani nuk kanë ndonjë vlerë juridike që mund të inkriminohen krerët e UÇK-së. Në rast se vlerësojnë se do të ketë dëshmitarë të rinj të mbrojtjes atëherë natyrisht që konferencës statusore mund t’i paraqiten dëshmitarët e mbrojtjes për të vazhduar procesi gjyqësor”, tha Kastrati
Sipas afateve të përcaktuara nga Trupi Gjykues, mbrojtja duhet ta dorëzojë listën e dëshmitarëve dhe provave deri më 21 korrik, ndërsa paraqitja zyrtare e rastit të saj pritet të nisë në fund të gushtit./RTK

Të tjera
-
Njohja nga Serbia, qeveria kalimtare dhe anëtarësimi në NATO – çka i thanë politikanët zyrtarit të DASh-it?
Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Amerikan, Brendan Hanrahan, ka nis...
-
Ndihmësi i Netanyahut përballet me aktakuzë për rrjedhje informacioni në Gaza
Një ndihmës i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu po përballet me aktak...
-
Bashkimi Evropian shtyn tarifat tregtare hakmarrëse kundër SHBA-së: Në fillim të gushtit…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi se tarifat ha...
-
Vazhdon rritja rekorde e Bitcoin, arrin vlerën e mbi 119 mijë dollarëve
Edhe sot Bitcoin vazhdoi rritjen rekord, duke tejkaluar nivelin më të lartë p...
-
Zjarr në arat e fshatit Sfaraqak të Vushtrrisë – arrestohet një 18-vjeçar
Policia në Vushtrri ka arrestuar një të ri 18-vjeçar, i cili dyshohet për vep...
-
Një i lënduar nga aksidenti mes traktorit e veturës në Kçiq, policia jep detaje
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një traktori dhe...
-
Aksident në Kçiq të Mitrovicës, nuk dihet për të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur në Kçiq të Mitrovicës. Në pamjet e pub...
-
Ymeri: Albin Kurti e ka ndërtuar Lëvizjen edhe brenda Lëvizjes
Analisti Visar Ymeri nxorri së fundi në emisionin “VV Show” me Vehbi Kajtazin...
-
Krisja e parë mes koalicionit qeveritar gjerman, ja për çfarë po përplasen partia e Merz dhe ajo e Scholz
Koalicioni qeverisës gjerman po përballet me krizën e parë serioze vetëm në d...
-
“Inatçinjë të prapambetur”- Behrami: Osmani e Kurti çdo marrëveshje të Thaçit e kanë kundërshtuar, më pas e kanë pranuar e promovuar
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka thënë se Presidentja e Kosovës Vjosa Osma...
-
Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën
Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump p...
-
Kaos në SHBA, një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hap zjarr drejt një kishe, ende nuk dihet numri i viktimave
Skena kaosi në Lexington të SHBA-së, pasi një person i armatosur hapi zjarr p...