Von Cramon ia dorëzon Parlamentit Evropian draft-raportin për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 31 January 2023
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon – Taubadel, ka dorëzuar draftin e raportit të saj vjetor për Kosovën, për të cilin do të diskutohet fillimisht në Komisionin për Politikë të Jashtme, ndërsa më vonë gjatë vitit edhe në seancë plenare.
Ky tekst përmban pikat e përgjithshme, ngjashëm me raportet e viteve të shkuara, por merr parasysh edhe zhvillimet që kanë ndodhur ndërkohë.
Në këtë draft-raport, Parlamenti Evropian “mirëpret aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, që reflekton orientimin pro-evropian të qytetarëve të saj dhe përcaktimin e qartë gjeopolitik”.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit të kaluar, kur Çekia kryesonte bllokun, ndërsa tash Presidenca suedeze është duke u konsultuar me vendet anëtare për hapat e mëtejmë.
Në draft thuhet, po ashtu, se “mirëpritet marrëveshja e shumëpritur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”. Parlamenti Evropian ka insistuar për shumë vite që liberalizimi i vizave të bëhet sa më shpejt.
Në fund të vitit 2022, vendet anëtare të BE-së më në fund kanë arritur pajtueshmëri për të finalizuar procesin e liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ky vendim pritet të hyjë në fuqi në janar të vitit 2024. /rel
Të tjera
-
Breshër i madh në Suharekë
Reshje të mëdha të shiut të përcjella edhe me breshër kanë përfshirë sot komu...
-
Kurti në takim me Sarrazinin: Këtë vit presim më shumë rezultate nga Procesi i Berlinit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim të bërë në platormën “X” k...
-
A do të heq dorë sot Abdixhiku nga kërkesa për dorëheqjen e Kurtit, duke krijuar mundësinë për zgjedhje të parakohshme?
Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë...
-
Kurti: Zvicra, një ndër investitorët kryesorë në Kosovë me 1.1 miliard euro investime
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministrja për Industri, ...
-
Konjufca uron Afrim Gashin pasi u zgjodh krykuvendar në Maqedoni të Veriut: Mezi pres t’ia nisim bashkëpunimit
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka uruar Afrim Gashin pasi ësht...
-
Mashtrohen pensionistët, policia nis hetimet për identifikimin e grupit
Policia e Kosovës, me datë 13 maj 2024 ka pranuar autorizim nga Prokurori kom...
-
Afrim Gashi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut
Afrim Gashi është zgjedhur kryetar i Kuvendi të Maqedonisë së Veriut. Ai u...
-
Dorëzohen në polici tre persona nga 6 të dyshuarit për plagosjen në Prizren
Janë vetëdorëzuar në polici edhe tre persona nga gjashtë të shpallurit në kër...
-
Netanyahu deklarohet për sülmin në Rafah
Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se sulmi izraelit në qytetin jugor t...
-
Nga 1 qershori bllokohet një pjesë e rrugës Kaçanik-Hani i Elezit
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar ...
-
“Si në bahçe të babës”, mërgimtari kalon me veturë midis sheshit të Prishtinës, as nuk i’a nin për ligjin (PAMJE)
Një veturë e një mërgimtari ka kaluar në mes të sheshit të martën rreth orës ...
-
Rreth 600 mijë është numri i të regjistruarve nga diaspora, procesi vazhdon
Ylli Shala, menaxher i projektit në Agjencinë e Statistikave, ka njoftuar se ...