Von Cramon i përgjigjet deputetit të LVV-së që i tha të shkojë të hajë qepaba në Prizren

Autori: Gazeta inFokus
11:55 | 29 May 2023
Euro deputetja, Viola Von Cramon, në një konferencë për media ka sqaruar vizitën e saj të djeshme në veri të vendit ku një deklaratë e saj drejtuar policisë së Kosovës “Çfarë dreqin bëni këtu”, nxiti reagime të shumta.
Njëri ndër reagimet ishte edhe ai i deputetit të LVV-së, Artan Abrashi i cili duke ironizuar iu drejtua përmes një postimi euro deputetes duke thënë se “për vizitorët e huaj kemi qepaba të mirë në Prizren.
Ajo ka thënë se nëse kjo është një pyetje serioze atëherë ajo ka qenë disa herë në Prizren dhe ka ngrënë qepaba edhe në qytetet të tjera dhe se i pëlqen shumë qyteti i Prizrenit dhe se do ta vizitojë prapë.
Von Cramon është munduar që të sqarojë më tutje pse iu drejtua në këtë formë policisë së Kosovës.
Nëse kjo është një pyetje serioze atëherë mund të them se unë ka ngrënë shumë shpesh qepaba jo vetëm në Prizren por edhe në qytete tjera. Kam qenë shpesh atje dhe do të shkoj prapë.
Ndërsa sa i përket pyetjes për policinë, nëse hyn në qytetet dhe je para komunave në veri dhe sheh një numër të lartë të policisë , me armë të gjata, me autoblinda që vetëm po qëndrojnë aty është normale të bësh pyetjen “Cfarë dreqin po bëni këtu”… Dhe mund të shohësh që ata vetëm po qëndrojnë. Dhe iu thashë “çfarë dreqin po bëni këtu” sepse e dija që ky nuk është vendim i tyre personal ata nuk mund të vendosin dhe vetëm po kryejnë detyrën e tyre.”, ka thënë ndër të tjera Cramon./Gazeta Infokus/
Von Cramon tregon nëse do t’i kërkojë falje policisë për deklaratën “Çfarë dreqin po bëni këtu”

Të tjera
-
Vdes i riu që u aksidentua në Dubravë të Istogut
Ka ndërruar jetë i riu që ishte aksidentuar më 29 qershor në fshatin Dubravë ...
-
Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë
Për të garantuar siguri më të lartë në rrugët që lidhin Kosovën me Shqipërinë...
-
Nesër, temperaturat deri në 36 gradë celsius
Të hënën parashikohet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Rrezik nga d...
-
Gruda, Deharit: S’pati guxim ta lexojë aktgjykimin deri në fund – votimi i fshehtë, shkelje kushtetuese
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ka reaguar kryesuesit të seancës konstit...
-
Terròristët e Banjskës po e ruajnë Vuçiqin, BE-së i dorëzohet lista me policë serbë
Protestat e studentëve në Serbi kanë hyrë në ditën e tetë, teksa pushteti i A...
-
Mustafa – Deharit pasi insistoi për votim të fshehtë: Qasja e VV është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, i ka reaguar...
-
Procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën vendimtare
Në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, po i afrohet fundi f...
-
Kam ndryshuar krejtësisht dhe kam bërë sakrifica që nuk i imagjinoni” -Grida Duma rrëfen gjithçka jetën e saj private
Prezantuesja e njohur shqiptare, Grida Duma, ka folur për herë të parë rreth ...
-
Kadrijaj – Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në aktvend...
-
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Bessent, thotë se Musk duhet të qëndrojë larg politikës
Një ditë pasi Elon Musk përshkallëzoi grindjen e tij me Donald Trump dhe njof...
-
Cakolli thotë se VV po insiston në votim të fshehtë, procedurë që ka dështuar 34 herë
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi kryesuesi i seancës Avni Dehari shkroi ...
-
Mefail Bajqinovci i lutet Lutfi Hazirit: Ani bre Lutë hajde në koalicion
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka lutur publikisht Lu...