Vetura përplas për vdekje binjakët 23 vjeçarë në Frankfurt, po drejtonin një skuter

Autori: Gazeta inFokus
17:25 | 06 July 2025
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë natës së të dielës në Frankfurt, ku dy vëllezër binjakë 23-vjeçarë humbën jetën pasi u përplasën nga një makinë ndërsa udhëtonin me një skuter elektrik.
Sipas të dhënave të policisë, binjakët ndodheshin së bashku në një skuter që po lëvizte në një shteg biçikletash kur u goditën nga një automjet, transmeton klankosova.tv.
Njëri prej tyre vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda.
Edhe një 27-vjeçar tjetër, që ndodhej në një skuter tjetër përpara tyre, u përfshi në aksident dhe u plagos rëndë.
Skuteri i tij u tërhoq për disa metra nën makinën që shkaktoi përplasjen.
Drejtuesi i mjetit, sipas rtl.de, një 23-vjeçar që udhëtonte me tre pasagjerë të tjerë, u largua fillimisht nga vendi i ngjarjes. Megjithatë, ai u kthye në këmbë pak më vonë dhe u dorëzua tek policia.
Automjeti i përfshirë në aksident u gjet nga policia rreth tre kilometra larg vendit të ngjarjes dhe u sekuestrua për hetime të mëtejshme.

Të tjera
-
Raportohet se një 21-vjeçare nga Kosova ka vde*kur në një aksident në Gjermani
Një 21-vjeçare me prejardhje nga Kosova raportohet se ka vdekur si pasojë e p...
-
E konfirmon Hysen Durmishi: Artan Abrashi, kandidat për Prizrenin
Artan Abrashi pritet të jetë kandidati zyrtar për kryetar komune në Prizren n...
-
PDK thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër një konferencë për media. K...
-
Emisarë të Perëndimit zbarkojnë në Kosovë, kërkohet urgjentisht formimi i institucioneve
Më shumë se pesë muaj kanë kaluar që nga mbajtja e zgjedhjeve të 9 shkurt...
-
LDK-ja nesër dorëzon në Prokurori Speciale vendimin e sotëm të Supremes
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se nesër (e mërkurë) do të dor...
-
Onkologjia me mungesë barnash, pacientët me kancer po duhet t’i blejnë vetë ato
Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën...
-
Haziri i përgjigjet Memli Krasniqit: Jo 19, por 20 vota t’i japim por është e pamjaftueshme
“Jo 19 por 20 vota ia japim, por duhet të jemi realistë”. Kështu i është përg...
-
“Po na sjellin shuplaka mandej”, Haziri: Kur po bëjmë kompromise, po ndëshkohemi
Ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas nënkryetarit Lutfi Haziri, ka në v...
-
Ambasada britanike: Karen Pierce diskutoi në Kosovë për formimin urgjent të qeverisë
Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Dame Karen Pierce, e dërguara speciale e Mbre...
-
Rrëfimi ekskluziv i të mbijetuarës së dhu*nës sek*suale, ishte 11 vjeç kur u dhu*nua
Në rrëfimin e dytë në kuadër të serive të “Heshtja që vret, klithma e vërtetë...
-
Trump arrin marrëveshje me NATO-n për të armatosur Ukrainën, paralajmëron Rusinë për sanksione
Presidenti amerikan deklaroi se do t’i furnizojë Kievit miliarda dollarë paji...
-
Cakolli: Në çfarë cilësie paguhen, tash e tre muaj, 36 “përfaqësuesit” tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend?
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë edhe një reagim lidh...