Lajme

Vladimir Putin tregon se a do të ketë fazë të tretë bisedimesh me Ukrainën

Autori: Ermirë Berisha 16:50 | 04 March 2022

Presidenti rus, Vladimir Putin, pas një telefonate me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ia ka bërë me dije se do të ketë një fazë të tretë bisedimesh mes Rusisë dhe Ukrainës, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu ka raportuar CNN pas bisedes telefonike mes dy krerëve shtetërorë.

“Fatkeqësisht, rezultatet që i duhen Ukrainës nuk janë arritur ende. Ekziston një zgjidhje vetëm për organizimin e korridoreve humanitare”, bëri të ditur zyrtari i lartë ukrainas Mykhailo Podolyak në një postim në Twitter.

-Advertisement-

Kujtojmë se në raundin e dytë të bisedimeve nuk ka pas ndonjë rezultat mes palës ruse dhe asaj ukrainase./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera