Lajme

18 raste të dhúnës në familje brenda dy ditëve në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 16 May 2024

Dhuna në familje vazhdon të mbetet njëri ndër problemet më serioze në shoqërinë kosovare.

18 raste janë raportuar në Policinë e Kosovës vetëm gjatë dy ditëve të fundit, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës për ditën e martë dhe të mërkurë.

-Advertisement-

Rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Podujevë, Lipjan, Malishevë, Ferizaj, Pejë, Rahovec, Gjakovë, e në Mitrovicë të Veriut.

Gazeta Infokus këtë vit ka siguruar nga Policia e Kosovës rastet e vrasjeve, ku sipas këtyre të dhënave nga janari i vitit 2020 deri në prill të vitit 2024, brenda familjeve u vranë 20 gra e 25 burra në Kosovë.

Këto janë raportet e plota të policisë nga këto 18 raste të dhunës në familje brenda dy ditësh në Kosovë: Rastet:

Raportimet e dhunës gjatë ditës së mërkurë, 15.05/2024

Lipjan / 15.05.2024-15:38. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti në procedurë hetimore.

Prishtinë /15.05.2024-11:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se është ofenduar verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar si dhe ishte sulmuar nga djali i saj/fëmijë. Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Podujevë / 15.05.2024-20:31. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat pas një mosmarrëveshje verbale,  kanë tentuar të sulmojnë fizikisht njëra-tjetrën, me ç’rast  njëra prej tyre është rrëzuar dhe ka  pësuar lëndime trupore për çka dhe ka  pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  janë liruar.

Pejë / 15.05.2024 – 02:00-06:30. Lidhur me rastin e lartcekur me vendim të prokurorit kompetent një person i dyshuar është dërguar në mbajtje pasi i njëjti dyshohet se kishte kryer veprat e lartcekura ndaj viktimës mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime.

Rahovec / 15.05.2024 – 21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti përmes telefonit kishte kanosur viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Malishevë / 15.05.2024-09:00.  Dy viktimat ferma kosovare kanë raportuar se dy të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovar kanë ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj tyre. Dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

Malishevë / 15.05.2024-23:05. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti  ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, lidhur me rastin viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin, pas intervistimit viktima është dërguar tek familja e saj, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë / 15.05.2024-23:00.  Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtuar dhunë fizike ndaj saj dhe ndaj viktimës mashkull kosovar, ku të njëjtit pasi kanë pranuar tretman mjekësor janë dërguar në strehimore. Lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë në kërkim të të dyshuarit pasi i njëjti është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti është duke u hetuar.

Raportimet e dhunës gjatë ditës së martë, 14.05/2024

Mitrovicë Jugu / 14.05.2024 – 14:15. Më 15.05.2024 është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se i kishte shkaktuar dhunë psikike viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë 14.05.2024, 11:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje dyshohet se i kishte shkaktuar dhunë psiqike si dhe e kishte larguar nga shtëpia atë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

Gllogoc, 14.05.2024, 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ferizaj / 14.05.2024-01:20.  Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se e ka sulmuar fizikisht. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë 14.05.2024, 18:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti nën ndikim të lëndëve narkotike kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë / 14.05.2024-09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se e ka sulmuar fizikisht atë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente.

Pejë 14.05.2024, 15:06. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti ka qenë nën ndikim të alkoolit, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë 14.05.2024, 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Në shtëpinë e të njëjtit gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri të cal.7.62 mm si dhe një karikator me nëntë fishekë të cal.7.62 mm. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rahovec 14.05.2024, 17:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit fillimisht dërgohet në Spitalin psikiatrik dhe pastaj të dërgohet në mbajtje.

Gjakovë  14.05.2024, 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovare pas që i njëjti dyshohet se e kishte kërcënuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera