Lajme

Qëllohet me ārmë një veturë në Fushë Kosovë, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 16 May 2024

Një person ka raportuar dje pasdite në polici se derisa ka qenë në veturë me një person tjetër, një i dyshuar nga vetura e tij ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Sipas policisë një plumb u ka goditur veturën e viktimave, por pa lëndime në njerëz.

E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 18 e 30 minuta në Fushë Kosovë.

-Advertisement-

Si provë materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e pistoletës ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera