Uncategorized

Viti i Ri, tre astronautët kinezë zhvillojnë bisedë hapësirë-Tokë me studentët

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 04 January 2022

Tre astronautët kinezë të misionit “Shenzhou-13” që ndodhen në stacionin hapësinor të Kinës, zhvilluan një videobisedë me të rinj në Pekin, Hong-Kong dhe Makao.

Zhai Zhaigang, Wang Yaping dhe Ye Guangfu, astronautët e parë kinezë që kremtuan Vitin e Ri në hapësirë, përcollën urimet e tyre dhe iu përgjigjën pyetjeve nga studentët universitarë.

Tre astronautët e nisën “odisenë” e tyre në stacionin hapësinor më 16 tetor të vitit të kaluar për një mision gjashtëmujor. Në stacion ata do të kremtojnë edhe Vitin e Ri Kinez, ose Festën e Pranverës, më 1 shkurt.

-Advertisement-

Gjatë përgjigjes së pyetjeve, astronautët u dhanë këshilla studentëve për realizimin e ëndrrave të tyre, duke treguar mbi jetën dhe punën e tyre në stacionin hapësinor, si ruajtja e gjendjes së mirë fizike e mendore dhe trajtimi i rasteve të paparashikuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera