Visar Ymeri ia kujton Albin Kurtit se sa kontradiktor është për pavarësinë e Kosovës në dy fjalime që kanë diferencë vetëm një javë
Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 20 February 2023
Ish-kryetari i VV-së, Visar Ymeri përmes një postimi në Facebook ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurti lidhur me dy fjalime të tij lidhur me Procesin negociator në Vjenë dhe Pakon e Ahtisarit.
Sipas Ymerit, Kurti brenda një jave bëri dy deklarata të ndryshme, ku siç shkruan ai, kreu i Qeverisë fillimisht lavdëron e më pas kundërshton.
“Më 17 Shkurt 2023, Albin Kurti e quan proces të NEVOJSHËM dhe të DOMOSDOSHËM, që kulmoi me shpalljen e pavarësisë. Më 10 shkurt 2023, Albin Kurti e quajti proces dhe dokument të KUNDËRSHTUESHËM dhe të KRITIKUESHËM, meqë thoshte se krijonte ndasi etnike dhe serbizim të Kishave dhe Manastireve Ortodokse”, shkruan mes tjerash Ymeri.
Postimi i plotë:
Albin Kurti, 17 Shkurt 2023 – Fjalim në Kuvendin e Republikës së Kosovës:
• “Ishin po këta aleatë ndërkombëtarë që më 2008 po ata faktorë vendorë në koordinimin e të gjitha atyre veprimeve të nevojshme politike dhe proceseve të domosdoshme diplomatike që kulmuan me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008”
Albin Kurti, 10 shkurt 2023 – Fjalim në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë:
• “Me të drejtë e kritikuam dhe kundërshtuam paketën e Ahtisaarit, sepse aty kishte komuna të reja mbi baza etnike, zona të veçanta serbizuese rreth kishave e manastireve ortodokse, shuarje përfundimtare të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, pjesëmarrje të Kosovës në borxhin e jashtëm të Serbisë, e drejta e vetos për deputetët serbë me ulëse të rezervuara e të garantuara në Kuvendin e Kosovës, dhe vazhdimi i sundimit ndërkombëtar në Kosovë me fuqi ekzekutive mbi neve e pa llogaridhënie ndaj neve.”
I njëjti njeri (Albin Kurti). I njëjti muaj (shkurt). I njëjti vit (2023). I njëjti proces (Procesi negociator në Vjenë). I njëjti dokument (Plani i Ahtisaarit).
Më 17 Shkurt 2023, Albin Kurti e quan proces të NEVOJSHËM dhe të DOMOSDOSHËM, që kulmoi me shpalljen e pavarësisë.
Më 10 shkurt 2023, Albin Kurti e quajti proces dhe dokument të KUNDËRSHTUESHËM dhe të KRITIKUESHËM, meqë thoshte se krijonte ndasi etnike dhe serbizim të Kishave dhe Manastireve Ortodokse.
Albin Kurti po na thotë që edhe kundërshtimi edhe afirmimi i të njëjtit proces janë të drejta.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 16 maj
Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente të Komisionit Fun...
-
Bislimi thotë se takimi në Bruksel ishte i dështuar për shkak se Serbia paraqiti kushte të reja
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se takimi i sotëm në Bruk...
-
Haziri: Për shpërndarjen e Kuvendit, do të votojë edhe LDK-ja
Ditëve të fundit janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme pa...
-
Mbi 2 mijë fëmijë lindën në mars, prijnë me numër meshkujt
Vetëm gjatë muajit mars, kanë lindur 2 mijë e 042 fëmijë. Por dhe gjatë këtij...
-
Qentë endacakë sulm*ojnë gazetaren te Menza e Studentëve, publikon pamje
Gazetarja e Radio Kosovës, Behare Bajraktari ka thënë se sot rreth otës 18:00...
-
Krasniqi fton LDK-në e AAK-në për shpërndarjen e Kuvendit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka bërë th...
-
Kurti në Kotor, publikon pamje duke shtrënguar duart me O’Brien e Spajiq, Ramën “e fsheh”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar fotografi nga darka e s...
-
Takimi për “dinarin”, Qeveria: Pala serbe bëri propozime që synojnë legalizimin e strukturave të saj paralele e ilegale
Qeveria e Kosovës ka lëshuar komunikatë në lidhje me takimin e sotëm të zv/kr...
-
Osmani nderon Monumentin Kombëtar të Përkujtimit në Danimarkë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka nderuar Monumentin ...
-
Edi Rama i uron shërim të shpejtë kryeministrit sllovak
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar shërim të shpejtë kryemini...
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se vodhi një motoçikletë
Është arrestuar një person i moshës 36-vjeçare në Ferizaj, pasi dyshohet se k...
-
Çështja e dinarit, Lajçak thotë se është gati të pres sërish palët nëse tregojnë gatishmëri për një zgjidhje
Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëv...