Sport

Visar Bekaj uron Prishtinën për fitimin e Superkupës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 23 January 2021

Prishtina e ka fituar trofeun e parë për vitin 2021, shkruan Gazeta inFokus.

Kryeqytetasit kanë mposhtur Dritën në finalen e Superkupës së Kosovës me rezultat 3-1, në takimin e zhvilluar në Antalia të Turqisë.

Pas këtij suksesi të ‘bardhekaltërve’, ka reaguar edhe ish-portieri i Prishtinës, Visar Bekaj, i cili aktualisht mbron ngjyrat e skuadrës së Tiranës.

-Advertisement-

Bekaj përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në instagram e ka uruar Prishtinën me rastin e fitimit të Superkupës.

‘Bravo Prishtinë’, ka shkruar Bekaj në instagam.

Kjo ishte hera e 10-të në histori të klubit që Prishtina e fiton Superkupën e Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera